Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 109
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Inteligjenca trashegohet apo fitohet?  Empty Inteligjenca,e lindur apo e fituar gjate jetes!

Tue 26 Jan 2010 - 17:48
Disa kembengulin se eshte e lindur bashke me njeriun,disa thone se bazohet ne eksperiencen e njeriut gjate jetes.
Une per vete mendoj se eksperienca ndikon,por me teper eshte lindur.


KESHTU FLISTE ZARATUSTRA
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Inteligjenca trashegohet apo fitohet?  Empty Inteligjenca trashegohet apo fitohet?

Mon 2 Aug 2010 - 22:18
A mendoni se intelegjenca trashegohet apo njeriu e fiton gjate jetes duke medituar e lexuar?
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Inteligjenca trashegohet apo fitohet?  Empty Re: Inteligjenca trashegohet apo fitohet?

Fri 25 Feb 2011 - 21:19
Inteligjenca, kryesisht, trashëgohet
Më e arsyeshme është të konsiderohen disa koncepte të rëndësishme të lidhura me inteligjencën. Së pari, e ashtuquajtura inteligjencë gjenetike, respektivisht, ato aspekte të biokimisë, fiziologjisë dhe neurologjisë së trurit të cilat janë në thelb të përjetimit të vetëdijes dhe sjelljes (në çka më së shpeshti numërohet edhe mësimi, si dhe zgjidhja e problemeve).
Inteligjenca trashegohet apo fitohet?  Inteligjenca_kryesisht_trasheg

Vështirë është të definohet (jo)inteligjenca. Edhe pse kjo shpesh bëhet në kuadër të fenomeneve të cilat në thelb e kanë konceptin e inteligjencës, për shembull, përmes zgjidhjes së problemeve, procesit të mësimit, të kuptuarit etj., kjo në fakt është e gabuar. (Kjo do të ishte si kur fizikani do të kishte definuar gravitacionin me termet e mollës, e cila i bie në kokë).

Më e arsyeshme është të konsiderohen disa koncepte të rëndësishme të lidhura me inteligjencën. Së pari, e ashtuquajtura inteligjencë gjenetike, respektivisht, ato aspekte të biokimisë, fiziologjisë dhe neurologjisë së trurit të cilat janë në thelb të përjetimit të vetëdijes dhe sjelljes (në çka më së shpeshti numërohet edhe mësimi, si dhe zgjidhja e problemeve).

Ato janë rezultat i trashëgimit gjenetik, ndërsa hulumtimet më të reja tregojnë që treguesit e matshëm të funksionimit biologjik (për shembull, koha e reagimit, potencialet e evokuara) lidhen shumë me koeficientin e inteligjencës së matur me teste. Sipas një vlerësimi të ashpër, 70 për qind e koeficientit të inteligjencës është e përcaktuar me inteligjencë gjenetike.

Pjesa tjetër 30 për qind janë faktorët kulturorë, familjarë, të rritjes, arsimorë dhe social-ekonomikë. Në fund, vjen edhe koncepti i të ashtuquajturës inteligjencë praktike, e cila tani për tani nuk ka vlerësim shkencor (ka shumë gjëra në lojë që i shpëtojnë kontrollit shkencor), por nuk ka dyshim që ekziston. Inteligjencën praktike e përcaktojnë për shembull shëndeti, motivimi, përvoja, mekanizmat e përballimit me stresin, karakteristika të personalitetit etj.

Në kohën e fundit shkruhet shumë për një segment të inteligjencës praktike - inteligjencën emocionale. Me këtë koncept përshkruhen karakteristikat siç janë: të kuptuarit e ndjenjave të veta, dhembshuria për të tjerët dhe rregullimi i emocioneve me qëllim të përmirësimi të jetesës.

Terman në kohën e vet ka studiuar rrugën jetësore të 1500 fëmijëve gjenialë (me koeficient të inteligjencës prej 140 apo më të lartë). Ka konkluduar që shumica e atyre fëmijëve (kanë qenë) shumë të suksesshëm në jetë, pra kanë pasur edhe inteligjencë të lartë praktike. Megjithatë, rreth 6 për qind të tyre ishin të pasuksesshëm; struktura e personalitetit të tyre dhe rrethanave të jashtme kanë pamundësuar përdorimin e inteligjencës në mënyrë të dëshirueshme sociale. Eysenck këtu shton se si “në anën tjetër dikush mund të jetë i suksesshëm në aspektin social, e të mos jetë edhe aq inteligjent. Ekzistojnë mjaft grupe të tilla: sportistët, argëtuesit, pjesëtarët e familjeve mbretërore, prostitutat – janë shembull i mirë për këtë”. (Politikanët nuk përmenden, duket që ky grup mund të jetë i suksesshëm edhe në aspekt social, por dhe inteligjent).
Koeficienti mesatar i inteligjencës (IQ) sillet në mes 90 dhe 110. Supozohet që 140 e kanë Madonna dhe Sharon Stone. Koeficientin më të lartë të matur e ka Marylin vos Savant: 228! As këndon, as aktron, por duket bukur. Merret me hulumtime në fushën e arsimit dhe të mjekësisë. Dhe shkruan./yll press
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Inteligjenca trashegohet apo fitohet?  Empty Re: Inteligjenca trashegohet apo fitohet?

Tue 9 Aug 2011 - 21:54
Vigani shkruajti:Disa kembengulin se eshte e lindur bashke me njeriun,disa thone se bazohet ne eksperiencen e njeriut gjate jetes.
Une per vete mendoj se eksperienca ndikon,por me teper eshte lindur.


KESHTU FLISTE ZARATUSTRA



Kam te njetin mendim edhe une,eshte dicka qe rrjedh ne gene,por edhe eksperienca ka perqindjen e saj,qe nuk eshte vogel.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Inteligjenca trashegohet apo fitohet?  Empty Re: Inteligjenca trashegohet apo fitohet?

Tue 9 Aug 2011 - 21:57
ma merr mendja qe intelegjenca esht e lindur, ajo qe e fitojme gjate rrugetimit tone asht dituria
Sponsored content

Inteligjenca trashegohet apo fitohet?  Empty Re: Inteligjenca trashegohet apo fitohet?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi