Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Konte: Në gusht, titulli ishte çmenduri! Empty Konte: Në gusht, titulli ishte çmenduri!

Wed 11 Apr 2012 - 1:39
Konte: Në gusht, titulli ishte çmenduri! Antonio+Conte+FC+Internazionale+Milano+v+Juventus+J4fWatnEgGsl1334068196_thumb_baza1325_225Antonio Konte nuk mendon për Milanin por vetëm si të fitojë ndeshjen e radhës, atë ndaj Lacios. Për të, fakti që ekipi po luan për titullin kampion është një bonus, pasi në fillimin e sezonit askush nuk e mendonte që bardhezinjtë do të përfaqësoheshin në këto nivele.
“Sido që të ishte situata në renditje, do të luanim vetëm për të fituar, pasi skuadra është rritur në mënyrë të ndjeshme. Mos harroni që në fillim të sezonit, të gjithë na parashikonin në vend të 5 apo 6. Fjalën “titull” nuk e kemi përmendur asnjëherë pasi do të ishte çmenduri, motoja jonë ishte: Do të luajmë në maksimum e pastaj shohim”.
Para të shtunës, kampionati varej nga Milani, por tani është krejtësisht në dorën e bardhezinjve të përcaktojnë fatin e tyre nëse arrijnë të fitojnë ndeshjet e mbetura.
“Duhet të fitojmë dhe pikë! Kjo temë nuk duhet të ndryshojë deri në fundin e sezonit. Skuadra është në gjende të mirë dhe ka entuziazëm e ndërgjegjësim të jashtëzakonshëm. Duam që të luajmë të gjitha mundësitë që kemi pa patur keqardhje”.
“Milani është një superfuqi, e ndërtuar për të fituar gjithçka, të cilën ne e marrim si shembull. Për ne është e rëndësishme të dalim nga fusha e lojës me fanellën e djersitur, ashtu siç kemi bërë që nga java e parë. Është e qartë që jemi në garë dhe që do ta provojmë deri në fund, por rezultati përfundimtar nuk do të hedhë poshtë gjithsesi sezonin tonë, i cili që sot mund të quhet i jashtëzakonshëm”.
“Ndeshja me Lacion? Mund të them vetëm se në rast fitoreje, do të sigurojmë Ligën e Kampioneve dhe kthimin mes protagonistëve nga dera kryesore”, ishin fjalët e trajnerit të Juventusit. (LajmeShqip.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi