Alegri beson te titulli: Juvja s’është e pathyeshme
Tue 10 Apr 2012 - 19:28
ITALI- Milani do të startojë javën e 32-të të Serisë A, me ndeshjen e sotme kundër Kievos, e cila duket një moment i mirë për të bërë kthesën sa u përket rezultateve negative. Kuqezinjtë synojnë të marrin 3 pikët në Verona, ndaj një ekip që është tepër i vështirë për t’u mundur në shtëpinë e tij. Trajneri Masimiliano Alegri ka folur më shumë si psikolog në konferencën e djeshme për shtyp, i vetëdijshëm se problemi i lojtarëve të tij është më shumë në “kokë” në këto momente. “Përreth nesh ka shumë negativitet, por asgjë nuk është humbur, - deklaroi Alegri. – Është e tepruar të thuash se Juve është e pamposhtur dhe se do të “vrasë” kampionatin. Sigurisht, fati është në duart e bardhezinjve, por rruga është ende e gjatë. Janë duke na u vërshuar një sërë kritikash, por kemi ende shumë mundësi për të fituar titullin. Mungojnë ende 7 ndeshje dhe nëse Juventusi kishte shanse të mëdha kur ishte 2 pikë mbrapa, edhe ne që jemi 1 pikë pas, them se kemi shumë shanse”, u shpreh më tej tekniku i Milanit. Alegri më pas ka komentuar edhe disfatën 1-2 me Fiorentinën në “San Siro”: “Them se paguam për sforcon e bërë në ndeshjen me Barcelonën. Të shtunën luajtëm në orën 15, në një temperaturë të lartë. Ishte një rrëshqitje dhe kujtdo mund t’i ndodhë, por duhet të analizojmë situatën dhe të rinisemi”, thotë ai.
EMERGJENCA
Edhe në ndeshjen e sotme, ashtu siç ka ndodhur që në fillim të këtij sezoni, Milanit i duhet të bëjë llogaritë me një listë të gjatë futbollistësh të padisponueshëm. “Nesta e Antonini duhet të jenë në dispozicion, - deklaroi Alegri. – Të shohim si do të jenë Van Bomel dhe Boateng, që ka 4 ditë që nuk stërvitet me skuadrën. Pikërisht për shkak të dëmtimeve kanë zbritur në fushë gjithnjë të njëjtët futbollistë. Prandaj është normale që në skuadër të ndjehet pak lodhja. Ndërsa rikthimi i Kasanos është një lajm pozitiv më shumë nga ana njerëzore se sportive. Antonio është një lojtar me talent të madh, për të cilin shpresoj të bëjë një fund kampionati të shkëlqyer”, shtoi tekniku i Milanit. Gjithsesi, talenti barez nuk do të luajë si titullar në ndeshjen e sotme, pasi Alegri kërkon t’i japë kohën e nevojshme që ai të rikuperohet plotësisht nga iktusi që pësoi në tetor. “Futbollistët nuk janë motorra. Kasano ka qenë jashtë për 5 muaj dhe nuk mund të ndezë motorrin sikur nuk ka ndodhur asgjë, - tha trajneri i Milanit. – Kievo? Kjo skuadër është shumë mirë fizikisht dhe luan një futboll të bukur. Ata nuk e kanë siguruar ende qëndrimin, kështu që do të zbresin në fushë të etur për fitore”, përfundoi Masimiliano Alegri.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi