Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

 Dashuria! Empty Dashuria!

Wed 11 Apr 2012 - 14:52
Dashuria fjalë qe çdokush e kërkon, fjalë nga e cila, secili së paku, një herë në jetë lëngon por edhe fjalë të cilën çdokush e dëshiron!

Të gjithë dimë mos më tepër, atëherë së paku, për disa që kanë vuajtur për dashuri, ashtu të themi publikisht. Sot e kësaj dite i njeh historia e mbar botës këta personazhe, Lejla dhe Mexhnuni në lindje dhe Romeo e Xhulijeta në perëndim.

- Nuk e di se sa është shkruar deri sot për dashurinë?! Me tonelata letra dhe ngjyra, janë harxhuar, sa me siguri nuk do të kishte njësi matjeje për një gjë të tillë, dhe prap secili prej nesh mendon se edhe diçka duhej të shtohej në ato shkrime. Se edhe shumë çka mungon e në fund prap do të shkruanit edhe aq sa keni shkruar deri më tash, mos më shumë!

Sikur të shkruheshin gjëra shkencore në vend të këtyre fjalëve dashurie ndoshta do të ishim tepër të ditur, apo të parët në dituri, në çdo aspekt.

- Nuk e di sesa pika loti janë derdhur për dashurinë?! Me siguri se do të mbushej një oqean i plotë i cili do të rrethonte tokën anë e mbane nga lotët e derdhura për këtë gjë! Por sasinë nuk e di se mungon njësia e matjes për një gjë të tillë.

Sikur të qanim aq shumë për gabimet e bëra deri sot me zemër të thyer përpara të Gjithmëshirshmit do të na dashuronte edhe shumë më tepër se që na don. Kurse tokën do ta mbulonte me begatitë e Tij në çdo anë për ne. Por edhe lotët janë shumë të shtrenjta te Krijuesi kur derdhen për hir të Tij. Sikur t’ia dinim vlerën nuk do të ndaleshim ndoshta së qajturi, kurse ne në tokë i derdhim për të tjerët dhe askush nuk i paguan, porse ndjejmë dhimbje pastaj.

- Nuk e di se sa drithërima të zemrës janë shkaktuar deri më sot për dashurinë ?! Ndoshta aq shumë sa po të bashkoheshin të gjithat do të mundej edhe toka të eksplodonte nga një dridhje e tillë, sikur mos të kishte ekzistuar fare.

Sikur të dridheshin zemrat tona nga frika prej mëkateve të cilat na kanë mbuluar, ndoshta do të na jepte Zoti faljen dhe udhëzimin.

- Nuk e di se sa fjalë janë komunikuar deri më sot për dashurinë?! Nëse do të vazhdonim vetëm të bëjmë përsëritjen e këtyre fjalëve, nga ëmbëlsia e tyre edhe kafshët e egra do të zbuteshin. Kurse lufta, trazira, armiqësia, xhelozia dhe mosmarrëveshjet ndërnjerëzore as që do të ekzistonin më në faqe të tokës!

Sikur të flitnim aq bukur dhe mirë mes vehte nuk do të kishte brenga, keqtrajtime dhe rënkime. Ndoshta edhe lulet do të çilnin para kohe nga mirësia.

- Nuk e di se sa buzëqeshje janë arritur me anë të dashurisë deri më sot?! Por sikur kjo gjë të vazhdonte ndoshta nuk do të kishte njeri të pikëlluar, të mërzitur dhe me ankth në këtë botë! Por buzëqeshja do të zinte vend në fytyrën e secilit prej nesh.

- Nuk e di se sa përqafime janë dhënë deri sot me anë të dashurisë?! Sa nëse kjo do të vazhdonte edhe më tej nuk do të egzistonte njeri i mërzitur në fytyrë të tokës, askush nuk do të ndjehej i vetmuar në këtë botë dhe askush nuk do të qante nga ndjenja e harresës nga ana e të tjerëve.

- Nuk e di se sa bisedat janë zhvilluar në emër të dashurisë deri sot! Sikur të kishim folur ashtu ëmbël dhe me dashuri me prindët, me shoqërinë, me fqinjtë apo me secilin prej nesh asnjëherë nuk do të kishte hidhërime dhe mospajtime.

Dhe sikur në vend të bisedave të lutnim Fuqiplotin vetëm në një pjesë të ditës me gjithë ato fjalë, të ëmbla, të bukura dhe me plot dashuri, do të na jepte mbrojtjen e Tij, dashurinë e Tij dhe përkrahjen e Tij në çdo çast të kçsaj botë dhe në botën e amshuar.

Dhe prap askush deri sot nuk e din se çka eshtë kjo fjalë magjike për të cilën,
aq shumë flitet,
aq shumë dëshirohet,
aq shumë mendohet,
aq shumë ëndërrohet,
aq shumë paramendohet
aq shumë qahet,
aq shumë gëzohet
dhe aq shumë lotohet…

Është diçka që nuk hahet, nuk pihet, nuk preket, nuk shitet por as nuk blihet,eshtë diçka që shijohet por nga zemra, ndihet apo ndjehet, dhurohet dhe përfitohet, e ëmbël, e dashur, e preferuar dhe e mishëruar në shpirtin e secilës qenie të gjallë.

Është një dhuratë për njerëzimin për të mbijetuar në këtë botë të sprovave, në këtë arenë luftë për mbijetim, në këtë vend të intrigave, nga I vetmi, I Dashuri, i Sinqertë, nga Krijuesi i kësaj gjithësie. Ai i Lartësuari nga dashuria e krijoi botën me çdo gjë në te dhe për dashurine ndaj të vetmes qenie që e ngriti edhe mbi Melaiket e veta, njeriun, të cilin e krijoi dhe me dashurinë Tij e begatoi.

Atëherë o njeri ndaj edhe për Dhuruesin e dashurisë, pak dashuri dhe mos e harxho me vend e pa vend e të humbësh diçka shumë më të vlefshme se çdo gjë që është krijuar në këtë botë.

“I Lavdëruar qoftë Allahu që e bëri dashurinë, një nga Cilësitë e Tij të Larta dhe i’u qas krijimit të Tij me të!”
aurela
aurela
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 85
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne kotec me qenin
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/04/2012

 Dashuria! Empty Re: Dashuria!

Fri 13 Apr 2012 - 14:26
te lumte princo
seriada
seriada
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 6
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne shtepi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/04/2012

 Dashuria! Empty Re: Dashuria!

Thu 26 Apr 2012 - 17:10
Dashuria universale jo vetem qe eshte e mundshme, por eshte edhe forma me e plote, gje per te cilen jemi te afte si qenie njerezore
seriada
seriada
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 6
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne shtepi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/04/2012

 Dashuria! Empty Re: Dashuria!

Thu 26 Apr 2012 - 17:11
Dashuria është një ndjenjë e fuqishme dhe e jashtëzakonshme për një njeri, një vend ose diçka. Ajo bazohet tek afria, dobia (në kuptimin anësor), dhe/ose mbi dëshirën dhe tërheqjen erotike. Dashuria mund të kuptohet edhe si një përkujdesje ose vlerësim i thellë. Dashuria mendohet zakonisht e pamundshme të përkufizohet.
seriada
seriada
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 6
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne shtepi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/04/2012

 Dashuria! Empty Re: Dashuria!

Thu 26 Apr 2012 - 17:12
Lasgushi KËSHTU TË DUA
Unë së dashurës i këndoj bukurinë shpirtërore, po dhe bukurinë trupore, dua ta prek, ta puth, ta përqafoj, se jam njeri, jo engjëll! Kjo është jeta. Kjo është natyra. Natyra s’është as amorale, as morale, as imorale. Është natyrë, pra e shenjtë
seriada
seriada
Anetari ri
Anetari ri
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 6
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne shtepi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/04/2012

 Dashuria! Empty Re: Dashuria!

Thu 26 Apr 2012 - 17:13
Dashuria - Ç’është dashuria, kjo shigjetë e Erosit

Ç’është dashuria, kjo shigjetë e Erosit, kjo Ndjenjë e fuqishme, e thellë që të lidh ngusht me dike-diçka që të bën të duash me gjithë z. e me gjithë sh.duke mos kursyer asgjë; miqësi e thellë, sinçertë, çiltër, pastër, dëlirë, vërtetë e zjarrtë, flaktë, e vrullshme; e fshehur, heshtur, e parë, e pafat, tragjike, e paparë, bizare, çoroditur. Dashuria/1 e kundërta urrejtjes =Dashuria nevojë për të qenë bashkë përherë e të pandashëm. I dashuruari lehtë, (beson, shpreson, arsyeton) duron gjithçka), e mbi të gjitha shpreson gjithmonë… &.Që nag Solomoni, u tha që mundësia e zbulimit se a është dashuria në mes të burrit dhe gruas e vërtetë apo mashtruese, është e dyshimt, andaj edhe pranohet se nuk mund të zbulohet... Ç’është dashuria, kjo shigjetë e Erosit, (Amorit te romakët) birit të Afroditës? Dashuria, si një nga pasionet më të fuqishme, që e tërheq njeriun drejt ekstremit më tepër se çdo pasion tjetër, mund të shërbejë si gur prove për moralin. Bjelinski Nxjerrë, marrë nga një film, nga një libër, nga një roman, nga një filozof, nga një shkrimtar, nga një fjalë e urtë e popullit, nga një mendëtar, nga një poezi, nga një pianec, nga një rrugaç, nga një i çmendur, nga një urtak, nga një lypës, nga një i pasur, nga një profet, nga një ateist, nga një polic, nga një… burim i panjohur, ku ta di nga kush!? &. Në dashuri dhe në luftë gjithçka (të gjitha mjetet lejohen) lejohet. & Dashuria pa lot s’është dashuri (Nga një film) Dashuritë e Perëndeshes se Dashurise, Aferdites, Sjelle ne shqip nga A.Bacelli (Shtesa) Afërdita Perendeshe e Gojdhenes Greke te dashurise, bukurise dhe fekondimit. Ajo është asistentja me besnike e dashurise hyjnore. Nje shembull te qarte te saj e kemi ne dashurine midis Helenes Greke dhe Parisit (Paridi/ te Trojes se ciles ajo i dha shume embelsi ne dashuri dhe e ngriti aq lart sa keta dy te dashuruare nuk pyeten per as nje rrezik si pasoje e saj.Kjo Perendeshe e ngriti dashurine e tyre ne ate piedstal sa i dha asaj jete mbi vdekjen e nje qyteti te tere! Edhe vete Aferdita pati disa dashuri qe jane trasheguare edhe sot si modele te dashurise se fuqishme njerezore dhe hyjnore. Ajo dashuroi burra toksore dhe Perëndi qiellore shume te fuqishem te kohes dhe me ta beri dashuri te tilla qe e kalonin perfyterimin e dashurise tokesore,ajo dashuroi me tere pasionin dhe fuqine brilante te saj dhe burrat e dashuruare nga Aferdita u kthyene ne vigane te dashurise. Ja disa nga dashnoret e Perendeshes Aferdita: Andonis Ketij burri te pashem nuk mundi ti rezistoje dot kjo Perendeshe. Mardheniet e tyre te c'mendura perfunduane ne nje fund tragjik. Ançises Sipas gojdhenes greke, Zeusi beri qe Aferdita te bjere ne dashuri me vdekatarin Ançises; si rezultat i kesaj dashurie lindi Heroi Legjendar Eneas (Aeneas) Ares Kjo Perendeshe e dashurise ra ne dashuri edhe me Perëndine e luftes Ares me te cilin lindi nje Perëndi qe u morr me letersine dhe gojdhenat. Po ashtu lindi me te edhe dy djem te tjere; Terrorin dhe Friken si dhe vajzen Harmonia. Dionisis Mos harrojme edhe dashurine e saj me Perëndine e Veres Dionisin e famshem me te cilin lindi Priapusin.Per me teper lexoni mbi Dionisin me siper. Hefaistos Hefaistos ne te vertete ishte dhe burri i saj i ligjshem sipas gojdhenes greke.Kjo martese nuk qe e sukseseshme sepse dashurine e vertete ajo e ndjente me te tjere dhe fshehur burrit te vete."ketu,-thoshte Aferdita,-qendron sekreti i lumturise ne dashuri." Hermes Ky është Perëndiu i Olimpit Grek.I cili shpiku nje hile te mencur filozofie qe ti fitonte zemren Aferdites. Ne fund te dashurise ai e la me barre me Hermafroditin e cuditshem. Ne dashurite e saj jane edhe Perëndi e burra te tjere,disa prej te cilve ajo edhe i ndeshkoi rende si pasoje e xhelozise sic është rasti i Aosit,Perëndise se Agimit.Nje here tjeter do te sjell te plote gjithe dashurite e saj. &. Fjala/shprehja “Të dua” kurrë nuk është e tëpërt, siç mendojnq shumë njerëz Duhet ditur se: Nuk mund ta bësh dikë që të dashurojë. E tëra që mund të bësh është të jesh dikush/ai që dashuron. Pjesa tjetër varet nga pala tjetër. Për meshkujt e zhgënjyer ilaçi më i mirë, kundër dhembjes, ndarjeve, zhgnjimeve janë librat roze, ndërsa gjyshja ime thoshte: “gozhda del me gozhdë”.......
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

 Dashuria! Empty Re: Dashuria!

Sat 28 Apr 2012 - 11:36
Dashuria është si një pikë loti,
Të rrëshkeq në faqe kur je i zoti,
Nëse zemra-zemrën dashuron,
Fjalët e botës ajo kurrë nuk i DEGJON.
Sponsored content

 Dashuria! Empty Re: Dashuria!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi