Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

 O beqar Musliman ..!!‏ Empty O beqar Musliman ..!!‏

Wed 11 Apr 2012 - 15:44
Një poezi shumë e bukur kushtuar beqarëve musliman,duke përmendur vlerat dhe virtytet e larta të cilat i posedojnë këta të rinjë muslimanë. Allahu na shtoftë frikën dhe turpin ndaj Tij

- O beqar mysliman, sa i dëlirë që je!
Përderisa të tjerët angazhohen në mëkate dhe përmbushin dëshirat e tyre -
Ti iu shmangësh shumë thirrjeve në mëkate nga frika e zjarrit të Xhehenemit.
- O beqar mysliman, sa modest që je!
Derisa të tjerët janë “vet” e humbin frikën (çlirohen) ndaj Allahut -
Por ti vet apo me të tjerë i ulë shikimet – refuzon për të shikuar haramin.
- O beqar mysliman, sa i ndjeshëm je!
Derisa të tjerët humbin orët e tyre duke shikuar filamt e hollywoodit –
Ti i shpenzon ato në adhurim ndaj Allahut, agjërim dhe ngritje në dituri.
- O beqar mysliman, sa i devotshëm je!
Derisa të tjerët memorizojnë vargjet e këngëve të fundit –
Ti mundohesh të memorizosh dua dhe Kuran.
- O beqar mysliman, sa i drejtë dhe i ngritur je!
Përderisa të tjerët pa mend e hedhin anash Kuranin dhe Synetin –
Ti përpiqesh t’i mësosh dhe t’i zbatosh të dyja në jetë.
- O beqar mysliman, sa i bekuar je!
Derisa të tjerët përgojojnë dhe janë pjesëmarrës në çështje të pavlefshme –
Ti e shpenzon kohën në reflektim dhe përgatitje për botën tjetër.
- O beqar mysliman, sa i vetëdijshëm që je!
Derisa të tjerët gremisen për personin e parë i cili luan kartën e ëmbël –
Ti i njeh trikat ( mashtrimet, dredhitë) e shejtanit dhe qëndron vazhdimisht i mbrojtur.
- O beqar mysliman, sa i pa lëkundur je!
Derisa të tjerët humbin dinjitetin dhe modestinë dhe e lënë përgjatë rrugës –
Ti qëndron i dëlirë e i ndershëm dhe durimi juaj çdo ditë vetëm rritet.
- O beqar mysliman, sa me fat që je!
Derisa të tjerët stërmundohen në mëkate për të bërë marrëdhënie të ndaluara –
Ti e fiton shpërblimin prej Allahut për sprovat dhe vuajtjet.
- O beqar mysliman, sa inteligjent që je!
Derisa të tjerët bëjnë martesën qëllim përfundimtar –
Ti e di që ajo është vetëm mënyrë për të arritur vendbanimin përfundimtar.
- O beqar mysliman, sa i urtë që je!
Derisa të tjerët dëshirojnë bashkëshorte vetëm të bukur dhe të pasur –
Ti e dëshiron një person të drejtë, me karakter dhe fe të mirë.
- O beqar mysliman, sa i suksesshëm je!
Derisa të tjerët shpenzojnë kohën në pikëllim, ndjejnë keqardhje ndaj marrëzive dhe urrejnë për shkak të pa lëkundshmërisë dhe durimit tënd –
Allahu do të dhurojë një nga robërit e Tij më të mirë.
- O beqar mysliman, sa i ndershëm je!
Derisa të tjerët jetojnë në mëkate do të jenë të humbur ditën e ringjalljes –
Ti do të nderohesh dhe do të futesh nën hije në ditën kur nuk do të ketë hije tjetër, përveç hijes së Arshit të Allahut.
__________________
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi