Tuna një bashkëshorte që bën pazar
Mon 3 May 2010 - 1:46
Në fillim të muajit prill ajo kurorëzoi në martesë dashurinë e saj 2-vjeçare me Rilind Rekën, djalin e një diplomati të njohur maqedonas, përmes një dasme madhështore.
E pas gjithë bujës që shkaktoi kjo dasmë në median e shkruar dhe atë vizive, Tuna ka vizituar në fillim të kësaj jave, Tiranën.
Arsyeja këtë herë ka mbajtur emrin e “Anabel”. Këngëtarja e njohur nga Maqedonia do të jetë në kopertinën e kësaj reviste gjatë këtij muaji.
Për këtë arsye, ajo dhe udhëtoi drejt Tiranës për të realizuar setin fotografik që do t’i bashkëngjitet intervistës.
Në qendër të rrëfimit do të jetë jeta post-martesore e këngëtares. Siç e shihni dhe nga foto, Tuna ndodhet në një supermarket duke bërë Pazar.
Të bërit Pazar do të jetë tani dicka e përditshme për Tunën dhe bashkëshortin e saj dhe revista do pasqyrojë pikërisht këtë në numrin e ardhshëm.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi