Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Irani, besnik i Serbisë! Empty Irani, besnik i Serbisë!

Wed 11 Apr 2012 - 22:27
Republika Islamike e Iranit do të vazhdojë t’i mbetet besnik qëndrimit të vet për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar të mërkurën në Beograd, zëvendësministri i jashtëm iranian, Ramin Mehmanparast. Ai ka thënë se me këtë qëndrim, Irani i kontribuon paqes dhe stabilitetit rajonal.
Mehmanparast ka thënë se Teherani zyrtar nuk do ta njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës por mbështet dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, sepse sipas tij, “e drejta ndërkombëtare do të mundësojë një zgjidhje të mirë për të dyja palët” raporton Blic.

Zëvendës/shefi i diplomacisë iraniane ka thënë po ashtu se Irani ka ndikim në Gjirin Persik dhe do të vazhdojë të nxisë vendet e rajonit për të thelluar raportet politike dhe ekonomike me Republikën e Serbisë.

Kosovën deri më tani e kanë njohur 89 shtete, ndër to edhe shtete me demokraci dhe ekonomi më të zhvilluar në botë. Por shumica e vendeve islamike dhe arabe prej katër vitesh hezitojnë të njohin pavarësinë e Kosovës, shpallja e së cilës, sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk ka qenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. /Telegrafi/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Irani, besnik i Serbisë! Empty Re: Irani, besnik i Serbisë!

Thu 12 Apr 2012 - 15:22
"Por shumica e vendeve islamike dhe arabe prej katër vitesh hezitojnë të njohin pavarësinë e Kosovës"


Kjo eshte feja ISLAME?!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi