Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Filozofia antike greke. stoicizmi. skepticizmi Empty Filozofia antike greke. stoicizmi. skepticizmi

Mon 25 Jan 2010 - 14:39
Skepticizmi dhe stoicizmi ishin 2 shkollat më të rëndësishme të mendimit filozofik të kohës, të cilat kishin si preokupim kryesor rolin e të diturit dhe shqetësimin për vetveten në gjetjen e lumturisë.
Skepticizmi i antikitetit lindi si rezultat i diskutimit për mundësinë e zbulimit, përmes perceptimit të qenies së vërtetë të gjërave ose të zbulimit “të realitetit” në vetvete për të cilin flisnin platonistët.
Përfaqësuesi më i shquar i kësaj shkolle Pirroni fliste për universalitetin e dukjes. Ai vinte në dyshim ekzistencën e dickaje trashendente, të një qënieje përtej kësaj bote, për të cilën flitej në sistemet filozofike të Platonit e të Aristotelit.
Filozofi skeptik pranonte ireale vetëm dukjen e sendeve të botës dhe dyshonte në ekzistencën e gjërave të fshehta në të.
Skepticizmi shpallte si parim bazë tezën “Merre jetën si udhërrëfyes”
Qëllimi i tyre ishte arritja e lumturisë.
Skeptikët flisnin për 3 momente të rëndësishme që të jesh i lumtur

1.Natyrën indiferente të gjërave
As shqisat, as arsyeja nuk janë në gjëndje të thonë të vërtetën ose të gabuarën sepse sendet janë indiferente dhe ndaj tyre mund të formojmë gjykime pro ose kundër natyrës së tyre.

2.Për heqjen dorë nga cdo gjykim për të mirën dhe të keqen.
Filozofi skeptik ndalet në formula të tilla si “as po, as jo”; “pse kjo më shumë se sa kjo”.

3.Për heshtjen që na shpie tek ataraksia (mungesa e turbullimit dhe ngacmimit të shpirtit te skeptikët, kjo gjendje lidhej me lumturinë e diturit).
Ideali i një njeriu është një lloj indifference absolute. I dituri, duke marrë jetën si udhërrëfyes dhe duke vendosur një ekuilibër në shpirtin e vet ndërmjet dukjeve dhe opinioneve shkon drejt qartësive dhe ataraksisë e cila na shpie te lumturia.


STOIKËT
Edhe filozofia stoike kishtë në qëndër arritjen e lumturisë. Për të qenë i lumtur, sipas stoikëve s’mjafton vetëm një njohje e sendeve dhe e dukurive natyrore, por duhet diskutuar për rrugën që duhet ndjekur për të arritur lumturinë.
Sipas stoikëve kushtet për një jetë të lumtur janë:
1. Mospasja frikë nga perënditë
2. Mospasja frikë nga vdekja
3. Rregullimi i kënaqësive
4. Aftësia për të duruar dhimbjen
5. Realizimi i lumturisë nëpërmjet lirisë për të ditur
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi