Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Mediat: Pritet arrestimi i 4 zyrtarëve të “Qeverisë Thaçi” Empty Mediat: Pritet arrestimi i 4 zyrtarëve të “Qeverisë Thaçi”

Thu 12 Apr 2012 - 12:46
Mediat: Pritet arrestimi i 4 zyrtarëve të “Qeverisë Thaçi” 42371_9PRISHTINE - Burime të gazetës Express në Prishtinë bëjnë të ditur se shumë shpejt pritet arrestimi i të paktën katër zyrtarëve të lartë të qeverisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për ministra dhe së paku një zëvendëskryeministër. Mbi ta rëndojnë dyshime të forta për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Burime të Express, të afërta me Prokurorinë Speciale të Kosovës, kanë thënë se ky mekanizëm që përbëhet nga prokurorë europianë dhe kosovarë, është në përfundim e sipër të procedurave të nevojshme ligjore para lëshimit të fletarrestimeve për këta zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

“Ne presim që ditëve të ardhshme të arrestohen këta zyrtarë”, - ka thënë një prokuror ndërkombëtar.

(er.nu/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi