Katastrofë ekologjike në Plazh, dalin në breg kafshë të ngordhura
Thu 12 Apr 2012 - 19:20
DURRES – Katastrofë ekologjike e kanë quajtur specialistët e Durrësit situatën e fundit të krijuar në plazhin e Durrësit. Rrymat detare të 72 orëve të fundit kanë sjellë të tjera mbetje urbane, industriale, madje edhe kafshë të ngordhura nga grykëderdhjet e lumenjve, në veri nga zona e Ishmit në Durrës, dhe në jug nga grykëderdhja e Shkumbinit. Mbetjet kanë pushtuar jo vetëm plazhin e madh të Durrësit në të gjithë gjatësinë e tij, por edhe plazhin e Currilave, në veri të qytetit. Në një situatë të tillë të rënduar, për inspektim në terren ka dalë prefekti i qarkut Durrës, Genci Alizoti, kreu i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Ramazan Kalia, si dhe drejtori i Shëndetit Publik, Vasil Ziu, të cilët situatën e kanë konsideruar tejet problematike në prag të hapjes së sezonit turistik. Prefekti tha se në bazë të urdhrit të Kryeministrit për një Shqipëri të pastër, do të kërkohet ndërhyrja e të gjitha ndërmarrjeve në varësi të pushtetit lokal, por edhe të qeverisë. “Bashkia do të nisë nesër pastrimin e plehrave nga Currilat, ndërsa së bashku me punonjësit e hekurudhës, mjeteve që kanë në dispozicion, por edhe me angazhimin e shkollave të nxënësve dhe të mësuesve brenda datës 20 prill do të pastrojmë të gjitha plehrat që kanë pushtuar bregdetin”, theksoi Alizoti. Kreu i Shëndetit Publik, Vasil Ziu, teksa ka pranuar se situata ka dalë jashtë kontrollit, u shpreh se përveç ndotjes nga inertet dhe mbeturinat e ndryshme, kjo vijë bregdetare përballet me një tjetër dëm të madh ekologjik, atë të ndotjes nga ujërat e zeza. Kreu i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Ramazan Kalia, pohoi se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe, sipas tij, të gjitha institucionet duhet të bashkëpunojnë në këto ditë të vështira. “Gjendemi përballë një situate alarmante, të cilën për fat të keq nuk e kishim parashikuar. U kërkoj të gjithë drejtuesve të institucioneve, si Bashkia, Hekurudha dhe Autoriteti Portual, të jenë altruistë, duke vënë në dispozicion të gjitha mjetet për pastrimin e mbetjeve nga brezi i rërës”, theksoi Kalia. l.m
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Katastrofë ekologjike në Plazh, dalin në breg kafshë të ngordhura
Thu 12 Apr 2012 - 19:29
Per sa kohe te drejtohet vendi nga TRADHETARE TE KOMBIT
katastrofa do ket perhere ??????
katastrofa do ket perhere ??????
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi