Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Platformë politike e institucioneve të Republikës së Iliridës Empty Platformë politike e institucioneve të Republikës së Iliridës

Thu 12 Apr 2012 - 23:22
Message reputation : 100% (1 vote)
Sqarim historik lidhur me shtrirjen gjeografike dhe etnike të territorit të R. Së Iliridës
Territori i Iliridës së Jugut kufizohet me Epirin në jug dhe me Maqedoninë e Epërme, me Trakinë në lindje, dhe me lumin Neretva në veri-perendim, kurse në veri nuk ka kufi të vërtetë.
Dardanët, kryesisht të ndarë nga rethi Ilir kanë më shumë elemente trake nga ato Ilire. Popujt e Iliridës së Jugut janë: Athinasit, Partitët, Desaretët, Enkelejtë, Taulantët, Labeatët dhe Ardijajtë. (05 Helenizmi, Ilirida e Jugut, Google).
1.Situata aktuale politike, ndërnacionale, ekonomike dhe ndërkombëtare në IRJM
Ky shtet përjeton një krizë të thellë politike, e cila ka çuar momentalisht situatën në një rrugë pa dalje. Kjo krizë ka të bëjë mbi të gjitha me tendencat pseudo-shkencore, që kanë të bëjnë me identitetin dhe të kaluarën false të popullit sllavo-maqedonas, i cili sipas interesit të momentit të caktuar historik, herë e quan veten popull antik e herë popull sllav. Gjatë luftës së dytë botërore, po ky popull fitoi të drejtën që të formojë për herë të parë një shtet që u quajtë Maqedoni, por vetëm falë Internacionales socialiste dhe Josip Broz Titos, ku ky popull deklarohej se ishte popull sllav, gjë të cilën e dëshmon gjuha dhe alfabeti cirilik (sllav).
Është mendim i ynë se po të mos ishin deklaruar këta se ishin sllav nuk do të kishte ekzistuar sot konglomerati artificial IRJM.
Kjo analizë mund të ndihmojë në zbërthimin e raporteve politike të përkeqësuara me përmasa tragjike për shqiptarët, të cilët edhe pas të gjitha kërkesave të panumërta për ndryshim pozitiv të statusit të pazgjidhur të tyre, madje edhe pas luftës së vitit 2001 dhe as me MO-në nuk u zgjidhën ashtu siç ishin kërkesat që shqiptarët të ishin komb-shtetformues dhe bartës të sovranitetit të kësaj republike në mënyrë të barabartë me maqedonasit.
Sot vendi edhe pas rrënojave të hirit të vitit 2001, sërish është shëndëruar në një arenë të incidenteve të panumërta ndëretnike, ku gjithmonë viktima të këtyre incidenteve dhe frustrimeve nacinal-shoviniste janë shqiptarët, në tërë shtrirjen e territorit të Repulikës së Iliridës, nga Manastiri deri në Kumanovë.
Që nga viti 1990, në shtetin e quajtur si „ Oazë e Paqes „, kanë filluar vrrasjet e pandërprera të shqiptarëve, si ishte rasti me 80 vjeçarin Nuredin Nuredini, nga fshati Haraqinë i Shkupit, duke vijuar me ndëhyrjet policore në Ladorisht të Strugës, vrrasjet e katër personave në Bit Pazar të Shkupit , vrrasja në Tetovë e Abdylselam Eminit, lidhur me këcënimet ndaj gjithë atyre që pëkrahnin hapjen e UT-ës, burgosjet e themelusve të këtij institucioni arsimor në gjuhën shqipe në vitin 1995, vrasjet e tre shqiptarëve në Gostivar në vitin 1997, vdekjet e shumë shqiptarëve nëpër stacionet policore të Kumanovës, të Shkupit, të Velesit, etj.
Viti 2001 shënoi një luftë të deklaruar çlirimtare dhe kombëtare, por që përfundoi me një deklaratë se kjo ishte luftë për të mbrojtur Maqedoninë.
Si rezultat i kësaj lufte pasoi një dokument i quajtur MO, por dokument që asnjëherë nuk është jetësuar por ka pasur pasojë disa qindra burgosje, madje edhe me burg të përjetshëm, natyrisht të shqiptarëve si shumicë absolute.
Sipas deklaratës së një zyrtari të Ministrisë së Drejtësisë, 68% e të burgosurve për vepra penale janë shqiptarë?!
Intervenimet policore dhe të grupeve të frustuara antishqiptare reflektohen me incidente të panumërta nëpër shkolla të përziera, rrahje të shqiptarëve si p.sh. në fshatin Nerez të Shkupit nëpër shtëpitë e tyre, vrasja në Bit Pazar e të rriut 15 vjeçar shqiptar vitin e kaluar, vrasja e maturantit shqiptar po vitin e kaluar pa dhënë asnjë dënim për vrasësit,madje me arsyetime të prokurorit se vrasësit nuk mund të dënohen për vrasje, por vetëm për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, vrasjet e dy të rrinjëve shqiptar në Gostivar nga polici maqedonas, etj.
Ofendimet e panumërta të shqiptarëve nëpër ndeshje të ndryshme sportive, madje edhe nëpër ndeshje të cilat i financon qeveria edhe me mjetet financiare nga shqiptarët, pa asnjë ndëhyrje të policisë, në mënyrë shumë të qartë flasin për urejtjen patologjike antishqiptare që në IRJM ushtrohet dita më ditë. Nëse analizohen parullat antishqiptare, si p.sh. : „Vdekje shqiptarëve „, „ Dhoma Gazi për shqiptarët“ , „ Maqedoni pa shqiptarë“, „ Shqiptarë ju jeni njerëz të Maleve „, etj etj , qartë jepen mesazhe të natyrës fashizoide , të ngjajshme me ata të kohës së Sllobodan Millosheviqit dhe vrasësve tjerë të shqiptarëve.
Mosdurimi dhe urejtja antishqiptare kanë qenë të pranishme në IRJM, në forma të ndryshme, si p.sh. nga vitet 1991 ishte afera „ SINA PTICA“ , ku VMRO-DPMNE, kërkonte formimin e qeverisë nën hije, natyrisht pa shqiptarë. Kësaj kur ia shtojmë dekleratën e gjeneral Arsovskit në Këshillin e VMRO-DPMNE se në Maqedoni duhet të formohet armatë një nacionale –maqedonase, natyrisht pa shqiptarë si dhe disa takime të presidentit të athershëm maqedon Kiro Gligorov me persidentin serb Millosheviç në Ohër që ende mbeten enigmatike për shqiptarët, poashtu kreu shtetërror i shtetit pa asnjë shqiptar në tri postet udhëheqëse, qaratazi flasin për karakterin njënacional maqedonas si dhe për karakterin unitar të shtetit të quajtur IRJM.
Kushdo që thirret në MO-në, le të lexojë Preambulën e Kushtetutës së R. së Maqedonisë ku si bartës kryesor i sovranitetit përmendet vetëm populli maqedonas, kurse shqiptarët me gjithë qytetarët tjerë përmenden si pjesë e populli të caktuar, që faktikisht sipas Dr.prof. Jeton Shasivarit, profesor i të drejtës kushtetuese, termi pjesë e popuulit nënkupton pakicë kombëtare.
MO që përmendet me aq popmpozitet nga pëfaqësuesit shqiptarë në koalicion poashtu edhe nga përfaqësues zyrtar të shtetit maqedonas, në tërë këtë marrëveshje, emri shqiptar përmendet në preambullën e kushtetutës së IRJM-ës, sëbashku me komunitetet tjera dhe vetëm edhe njëherë në nenin ku flitet për komitetin për mardhënie ndëretnike krahas me maqedonasit.
Pëndryshe shqiptarët dhe të tjerët çdoherë tjetër që përmenden si në kushtetutë poashtu edhe në MO përkufizohen me termin komunitet i cili përbën 20% të popullatës, i cili flet gjuhë tjetër nga maqedonishtja dhe nuk është popull shumicë. Nëse bëjmë krahasim me Pakon e Ahtisar-it, ku emri serb përmendet 32 herë dhe në nivel të R. së Kosovës, gjuha serbe është plotësisht zyrtare në nivel shtetërror, madje është në përdorim zyrtar edhe nëpër komuna ku nuk jeton asnjë serb, natyrisht se këtu diskriminimi, mohimi dhe degradimi i shqiptarëve dhe gjuhës shqipe është mëse eklatante dhe shumë joparimor edhe nga ana e përfaqësuesve ndërkombëtarë.
Në gazetë prestigjioze Amerikane „ National Geographic“, analisti Prit J. Veselind në një artikull të tij të cilin e titullon‚“ Shqiptarë një popull zemërthyer“, flet për një deklaratë që një shqiptar nga Maqedonia i jep autorit,, ku thotë : „ ...Neve këtu na vlersojnë si një racë të rrezikshme e provokative dhe populli shqiptarë është nën një presion të madh, çdo shiptarë e ndjen frikën nën lëkurën e tij,.“,(dhjetor 2002 –janar 2003) . Në këtë kontekst poashtu është edhe reportazhi nga mbledhja e kryesisë të fondit humanitar „ Liria Kombëtare „ ,në zyrën e saj kryesore që gjendet në qytetin Paterson të New Jersey-it, ku morën pjesë pothuajse të gjithë kryetarët e degëve dhe nëdegëve te New York-ut, New Jerseyiit dhe Conecticut-it si edhe udhehqesit fetar të qendrave fetare në Paterson dhe Waterburey, Imam Muhamed Osmani dhe Imam Kaim Dani. Këtë mbledhje e drejtoi me shumë kujdes dhe respekt nënkryetari Ajri Hoxha. Diskutimi u zhvillua lidhur me mospajtimin e tyre me marveshjen shqiptaro-maqedone, MO-në që u nënshkrua në 13 Gusht në Shkup nga deputetet shqiptarë në koalicion me qeverinë vrastare sllavo-maqedone. Përfaquesit e UCK –së ua kishin dhënë fjalen te gjithe shqiptareve brenda dhe jasht se nese pranohet me pak de statusi shtetformues nuk do te kete zgjidje te ceshtjes shqiptare në Maqedoni. Këtë kërkesë e kanë bërë disa herë edhe autoritete amerikane sidomos kongresisti Engel Eliot, por fatkeqesisht udheheqesit politik dhe ushtarak te UCK-se i shkelen premtimet e dhëna.Në gjirin e Fondit Humanitar „ Liria Kombëtare „ punojnë dhe veprojnë shumë individ besnik dhe fisnik që gjithminë i janë bashkangjitur lëvizjes për Liri Kombëtare, individë nga familjet më fisnike të Kumanovës, Tetovës, Dibrës, Gostivarit, Kërçovës, Shkupit,Strugës, Ohrit, Manastirit, Prespës dhe gjithë atij brezi të artë të ILIRIDËS. Pra emri Iliridë nuk është donjë sajesë artificiale dhe e përdorur pa pasur mbështetje në vullnetin e popullit shqiptarë, gjatë gjithë historisë shqiptare brenda dhe jashtë territorit aktual të Republikës së Iliridës, që duhet të rezultojë me ridefinimin e IRJM-ës dhe me ndryshime radikale të Kushtetutës së saj në një Union Demokratik të quajtur ILIRIDË dhe MAQEDONI ose anasjelltas, sipas modelit tash më të njohur nga trevat e ish-Jugosllavisë, siç ishte shembulli i Unionit Serbi dhe Mali i Zi.
Se emri Iliridë është shumë present në mesin e shqiptarëve brenda dhe jashtë flet edhe fakti se përveç qindra grafiteve nëpër sheshet dhe rrugët magjstrale dhe rajonale të Iliridës (Maqedonia Perendimore), disa firmave me këtë emër në Gostivar, Tetovë, e gjetiu, qindra emra të fëmijëve Ilirida ose Ilirid, poashtu disa firma të shqiptarëve në Itali, Zvicër, Gjermani, etj. Vlenë të përmendim se para viteve të 2000-2001 ka ekzistuar Fronti Nacional për Republikën e Iliridës në Gjermani, kurse më 05 prill të vitit 2011 në Zurich të Zvicrës themelohet bashkësia shqiptare ILIRIDA .
Informojmë opinionin shqiptarë dhe atë ndërkombëtarë se , vendlindja e personaliteteve dhe vendi i ngjarjeve të rëndësishme, pa të cilat historia shqiptare nuk do të ishte ajo që realisht është, ende është jo e qeverisur (jo e lirë), nga shqiptarët. Personalitetet historike për të cilët mendojmë janë : Nëna e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, Dervish Cara, Mehmet Pashë Deralla, dy nobelistët shqiptarë, Nënë Tereza alias Gonxhe Bojaxhiu,dhe Dr. Ferit Murati, kurse ngjarjet e mëdha historike si Luftërat e Skenderbeut në Pollog, Kongresi i Manastirit 1908, Botimi i Abetares së parë me alfabet të unifikuar shqiptar botohet po në Manastir, Kryengritja e Ilindenit, Lidhja e Prizrenit me disa përfaqësues nga territori i Republikës së Iliridës, motrat Qirijazi nga Manastiri, etj etj.
Sot ë Maqedoni falë anagzhimit utopik të politikave qore të partive politike shqiptare , në skajshmëri pushteti aktual në krye me Nikolla Gruevskin diskriminon, fyen dhe vret shqiptarët sa herë që ata kanë nevojë , mundësi dhe shans. Maqedonia në rafshin intergral ka filluar betejën e mbjelljeve të statujave , antike , bizantine dhe sllave në çdo cep të teritorit të kryqendrës Dardane Shkupi, duke tentuar të sllavizojë gjithçka që është shqiptare, siç bie fjala edhe me nobelisten shqiptare Nënë Tereza, ku në shtëpinë përkujtimore të saj nuk figuron asnjë fjalë shqipe, poashtu e njejtë është rasti edhe me Statujën Herroi mbi Kalë e cila asocon në madhështinë e Aleksandrit të Madh në kuadër të mega-projektit Shkupi 2014 pa mos llogaritur në atë se edhe ai është i përkatësisë shqiptare, gjë të cilën e deklaron edhe shkrimtari i njohur françez La Martini , në veprën e tij „ Mbi Turqinë „ , kur flet mbi shqiptarët. Ja se çka thotë ishprefekti i Shkupit Trifun Kostofski në TV kanal 5 më datë 12.02.2010 : „ Nëse realizohet projekti i quajtur SHKUPI 2014 , Maqedonia nuk do të jetë shtet i pavarur“. Në kontekst të kësaj ja çka thotë Instituti Amerikan i Paqes, në të përditshmën „Washington Post „ : ...Kriza në Maqedoni mundë të riciklojë...“ ( E përditshmja .“Zëri“ në Kosovë , më datë 10.12.2002)
Në planin horozontal pushteti maqdonas qoftë i LSDM-ë apo ai i VMROS-ë, i anashkalon shqipatrët në çdo pikëpamje, deri më tani asnjë përkujdsje shtetërrore për shqiptarët, Sheti maqeodon dskriminon shqipatrët që nga lëngata e lindjes, asnjëherë ai nuk ka tentuar të adaptojë shrtarin shtetrror për ta , por, sa herë që shqipatrët kërkojnë diçka të zbatohet, maqedonasit nuk akomodojnë këtë shtrat, përkundrazi ata ua presin kembët shqiptarëve.
Në palnin vertikal shqipatrët nuk janë përfill as para 2001 –ishit e as pas tij, maqedonasit disponojnë me kapitalin shtetërror , ata bëjnë privatizimin, disponojnë me pridhimtarinë bazike,me trgtinë, bursat, sjellin vendime mbi buxhetin, marin vendime për aksionet policore, sjjelin ligje, shqiptojnë dënime etj etj. Në këtë relacion vetëm shqiptarët me pasoja, dënime, bugosje, vuajtje, vrasje etj.
Ilirda dhe populli i saj deri më tash nuk ka marrë garanca nga askush për mbijetesën e saj, e vetmja garancë deri më tani ka qenë vetë ekzistenca dhe qëndrimi bujar i popullit shqiptar në këto troje ku për rritën dhe zhvillimin e vetë u kujdes vetë!
Andaj mendojmë se shqipatrë kanë realisht nevojë për institucione të veta administrative në kuadër të Kushtetutës së R. Së Iliridës dhe beson se një përkufizim real administrativ në mes shqiptarëve dhe maqedonasve, në asnjë mënyrë nuk ka për synim mohimin e asgjëje nga identiteti maqedonas dhe i të tjerëve , por vetëm se do të forconte bindjen se shqiptarët dhe maqedonasit mund të jetojnë bashkë në një organizim shtetrror në formë të dy subjekteve të barabarta konfederale, pa asnjë kërkesë për prishjen e kufijve të jashtëm.
Republika e Iliridës konsideron se aderimi i IRJM-es, në strtukturat euro-atlantike, si në BE dhe në NATO, mund të bëhet shumë më lehtë vetëm atëherë kur shqiptarët dhe maqedonasit do të ishin bartës të barabartë të sovranitetit të Unionit Iliridë dhe Maqedoni, duke garantuar të gjitha të drejtat njerëzore dhe etnike të të gjithë qytetarëve të saj në bazë të kushtetutës së reformuar dhe ridefinuar e në bazë të të gjitha dokumenteve ndërkombëtare, pikë sëpari të gjitha dokumentet dhe rezolutat e OKB-es, të OSBE-es dhe Unionit Europian EU.
2. Pse sot ILIRIDA
Ne gjykojmë se ka ardhur koha që konformizmi i frikshëm i faktorit politik shqiptar në marëdhënie me faktorin politik maqedonas dhe atë ndërkombëtar të ndëpritet. Servilizmi i skajshëm i përzier me terme integruese dhe demokratike, si dhe kosmopolitizmi i tepruar nuk ka asgjë të përbashkët me situatën aktuale, që po përjeton popullsia shqiptare sot në këtë shtet totalitar, unitar dhe policor , e pothuajse edhe monist, pasi bartësit e institucioneve kryesore shtetërrore janë vetëm përfaqësuess të një subjekti politik dhe të një etniteti ( sllavo-maqedonas).
Kërkesat tona të drejta i bazojmë në kontekst të realitetit historiko-etnik, demokratik, dhe duke u bazuar në faktet e pamohushme historike se shqiptarët janë popull autokton me një traditë mbi 3000 vjeçare të ekzistencës së tyre po në të njejtat territore, vetëm se shumëfish të rudhur , madje mbi 60% të territorit të njohur të ekzistencës së shqiptarëve deri në fund të sundimit turk, gjegjësisht në vitin 1912 kur u shpall pavarsia e shtetit shqiptar në Vlorë.
Shqiptarët e Iliridës me flijim më të madh të mundshëm kanë dhënë kontribut për ekzistimin e këtyre trojeve deri në ditët e sotshme, duke u thirrë në luftërrat e heroit kombëtar shqiptar Gjegj Kastriot Skenderbeu, në Luftërrat e Dervish Carës , në Luftën e dytë Botërrore ku shqiptarët e Iliridës morën pjesë masovikisht nëpër formacione të ndryshme luftarake të përziera me maqedonasit dhe tjerët, poashtu edhe në formacione ushtarake të pastra shqiptare siç ishte rasti me Brigadën e Shtatë Sulmuese Shqiptare, që luftoi kundra nazizmit nga qyteti i Strugës e gjer në Trieshtë. Ja se çka thotë Sekretari i Komitetit Krahinor për Maqedoninë Veri-Perndimore, Kërste Cërvenkovski në korik të vitit 1943: „... Situata në Maqedoninë perendimore duhet të shiqohet më ndryshe, përshkak se në të vërtet ky territor nuk mund të quhet Maqedoni, me që një pjesë e madhe e këtij territori është i banuar nga shqiptarët. Ai propozon që shqiptarët masovikish të marin pjesë në luftën nacioanal-çlirimtare dhe shqiptarëve tu jepet autonomi njësoj si Kosovës“. (Kjo letë i dërgohet Komitetit Qendrror të Partisë Komuniste të Maqedonisë i nënshkruar me emrin „JANKO‘!
Kërkesat tona bazohen në Referendumin e 11 dhe 12 Janarit 1992 , për autonomi politike dhe territoriale të shqiptarëve në Maqedoni, gjë të cilën e mbështet edhe Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës , me propozim të kryetarit të Komitetit për Mardhënie me Jashtë , të të ndjerit z. Tom llantosh më 03.02.1992.
Pas mbajtjes së Referendumit me pjesëmarrje afër 400000 votues që u deklaruan „PRO“ , u hartua edhe Kushtetuta e R. Së Iliridës në prill të po këtij viti, ku morën pjesë deputetetë dhe ministra shqiptarë të përbërjes parlamentare 1990-1994.
Po ashtu këtë të drejtë të vetëvendosjes së popujve e garantojnë edhe këta dokumente të OKB-es siç janë:
1. Karta Atlantikut të vitit 1941 ( lidhja e kombeve)
2. Karta e kombeve te Bashkuara e vitit 1945
3. Deklerata Universale e OKB-es e vitit 1948
4. Rezoluta e OKB-es nr,637 , 16.12.1952
5. Rezoluta e OKB-es nr. 1514, 14.12.1960
6. Rezoluta e OKB-se nr. 1815 , 18.12.1963
7. Rezoluta e Okb-es mr.2105, 20.12.1965
8. Pakti ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike i vitit 1966
9. Pakkti ndërkombëtar për të drejtat ekonomike sociale dhe kulturore 1966
10. Dhe Rezoluta e OKB-es me nr. 2625, 24.12.1970
Të drejtën e Vetëvendosjes e garantojnë edhe këta dokumente të OSBE-së:
1. Akti Final i Helsinkut i vitit 1975
2. Karta e Parisit pë Europë të Re e muajt nëntor të vitit 1990, si dhe
3. Dokumnti i Kopenhagës i qershorit të vitit 1990 .
Kërkesat tona i bazojmë edhe në numrin e shqiptarëve në Maqedoni, i cili është sëpaku 40%, me dëshmi të shumta të këtyre institucioneve, siç janë : Kongresi I SHBA-së, CIA, Komiteti I Helsinkut i SHBA-së, Senati i Belgjikës, Komiteti i Helsinkut i Holandës, BBC, etj!
Si rezultat i fakteve dhe dëshmive historiko-etnike dhe politike të populit shqiptarë si dhe Dokumenteve dhe Rezolutave të lartëpërmendura, ne , dalim me propozimin tone që e bazojmë në Platformën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të Iliridës, në bazë të Kuvendit të Pare Themelues të mbajtur më 15.04.2006 gjegjësisht më 7.05.2006 në Tetovë, si dhe në bazë të Kushtetutës të Republikës së Iliridës të vitit 1992 , të bazuar në Referendumin e 11 dhe 12 Janarit të vitit 1992, dhe në të njejtën kohë para institucioneve të brendëshme dhe atyre ndërkombëtare paraqesim këtë :

K Ë R K E S Ë
Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë urgjentisht të pranojë fillimin e konstituimit dhe funksionimit të Kuvendit të Unionit Iliridë dhe Maqedoni, respektivisht të njohë të drejtën legale të formimit dhe funksionimit legal dhe demokratik, të institucioneve të Republikës së Iliridës , si shprehje e vullnetit politik të shumicës së shqiptarëve në Referendumin e vitit 1992, ku ish-Republika e Maqedonisë do të pushojë së qeni shtet unitar, duke ndjekur modelin e Unionit Serbi dhe Mali i Zi. Në këtë kontekst Unioni Iliridë dhe Maqedoni do të përbëhej prej dy njesive konfederale, pra nga Republika e Iliridës dhe Republika e Maqedonisë, që njëkohësisht emri Iliridë dhe Maqedoni do të ishte një kontribut drejtë zgjidhjes së kontestit më se 20 vjeçar me Greqinë fqinje.
Realizimi i kërkesës së lartëpërmendur duhet arritur nëpërmes të marrëveshjes së përfaqësuesve të popullit Shqiptar dhe Maqedonas që dalin nga gjiri i të dy popujve por jo nga përfaqësues të partive aktuale politike. Kërkesa për aritjen e marëveshjes së fundit ( Iliridë-Maqedoni), buron edhe nga propozimi që ka hartuar Universiteti i Friburg-ut në Zvicër, enkas për Unionin Serbi dhe Mali i Zi nga prof. serb Dr. Gjogjeviç.
Në qoftë se Kërkesa jonë injorohet, ne do të jemi të detyruar të aplikojmë vendimet e Kuvendit të Republikës së Iliridës, për fillimin e funksionimit të organeve të Republikës së Iliridës me rrugë dhe forma demokratike të njohura nga bota e civilizuar.
p.s.
1. Në Deklaratën e Pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Thomas Jefferson si hartues i saj, thotë: „ ... Cdo njeri dhe cdo individ në Tokë, posedon të drejtën e Vetëqeverisjes..”.
2. Presidenti Amerikan Wilson Woodrow, në Konferencën e Paqes në Versajë të Francës, më 1919, thotë se të gjithë popujt e Botës, gëzojnë të drejtën e Vetëvendosjes.

Shënim:
Kjo platformë do tu drejtohet të gjitha qendrave vendosëse të R. Së Maqedonisë së deritanishme , Kongresit dhe Departamentit të SHBA-së, Unionit Europian (EU), Shtetit Shqiptar, Shtetit të Kosovës, OSBE-s, NATO-s dhe tërë korrit Diplomatik në Shkup si dhe mjeteve të informimit publik elektronike dhe të shkruara.
Tetovë, 09.04.212
Presidenti i R. së Iliridës, Prof. Nevzat Halili; Kryetari i Kuvendit të R. së Iliridës, Prof. Rami Veliu; Kryeministri i Qeverisë së R. së Iliridës, Mr.sc. Baki Sulejmani – Balla.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Platformë politike e institucioneve të Republikës së Iliridës Empty Re: Platformë politike e institucioneve të Republikës së Iliridës

Fri 13 Apr 2012 - 18:05
Ju falenderojme perzemersisht i nderuar Legjenda per permbledhjen e artikujve kaq te vyer...

Temen po e zhvendos ne: Historia Shqiptare
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi