Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Francezi: Unë, Nipi I Hitlerit! Empty Francezi: Unë, Nipi I Hitlerit!

Fri 13 Apr 2012 - 1:04
Philip Loret dhe gjashtë vëllezërit dhe motrat e tij kanë një histori unike familjare. “Ne jemi nipër të Adolf Hitler”, shprehet francezi, në një rrëfim befasues në një revistë vendase. “Ishte babai i cili një darkë, 40 vjet më parë, na tha se kishte për të na thënë diçka. Na rrëfeu se gjyshi ynë ishte Hitleri. Në tavolinë mbretëroi një heshtje sepse askush nuk dinte se çfarë të thonte. Nuk dinim se si të reagonim”.56-vjeçari, i cili pretendon se ka një ngjashmëri të madhe me Fyhrerin, thotë se për katër dekada me radhë, familja e tij e ka mbajtur të fshehtë sekretin, me dijeninë se në rastin më të mirë askush nuk do t’i besonte dhe në rastin më të keq do të paragjykohej.

Philipe, i cili vendosi të publikojë historinë e tij pasi disa dokumenta historike që mbështesnin këtë version u zbuluan në arkiva, thotë se gjatë Luftës së Parë Botërore, në të cilën Hitleri ishte një rreshter i ushtrisë gjermane, ai pati një kontakt seksual me gjyshen e tij, gjatë luftimeve të zhvilluara në territorin francez.

Si rrjedhojë, lindi babai i tij, i cili, për ironi të fatit, luftoi gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër ushtrive të drejtuara nga babai i tij, “Fyhreri”.

Sidoqoftë, ndonëse Hitleri ka marrë historinë e tij në varr, sipas Philipe, nëse historia është e vërtetë mund të arrihet të zbulohet lehtësisht, nëpërmjet analizave gjenetike dhe krahasuese me pasardhësit e njohur të Hitlerit.
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Francezi: Unë, Nipi I Hitlerit! Empty Re: Francezi: Unë, Nipi I Hitlerit!

Fri 13 Apr 2012 - 9:49
Mire qe paska lone pasardhes ,se sqenka shuar rraca krejt
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi