Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Rosela është herët për martesë Empty Rosela është herët për martesë

Tue 11 May 2010 - 12:56

S’dua më të dashuroj”, kjo është kënga më e re e këngëtares shkodrane Rosela Gjylbegu. Por, padyshim që teksti i këngës nuk ka të bëjë asgjë me këngëtaren, aq më tepër kur është shkruar nga dikush tjetër.
Kënga mban vulën e Adrian Hilës, kompozitori dhe tekstshkruesi i njohur, i cili është një nga bashkëpunëtorët e denjë të Roselës.
Rosela ka marrë pjesë edhe në një tjetër aktivitet artistik. Ajo ka pozuar për një agjenci fustanesh të nusërisë, duke nxjerrë në pah akoma më shumë bukurinë e saj.
Për këtë experience të re në jetën e saj, Rosela shprehet: “Ishte shumë argëtuese. Mu bë kjo ftesë që të bëhesha imazh i kësaj agjencie dhe më erdhi natyrshëm ta pranoja.
Fustanet ishin të bukura, u ndjeva rehat”.
Po se çfarë ndjesie i solli veshja e një fustani nusërie, që në njëfarë mënyre e ëndërron pothuajse secila femër, këngëtarja përgjigjet: “S’e di, për sa i përket ndjenjës, si çdo femër që e ëndërron, por mendoj se është ende herët për mua”. Rosela nuk preferon të zbulojë nëse ka zgjedhur njeriun e zemrës, pasi konsideron se është diçka private.
Ndryshe, ajo tregon se mezi po e pret promovimin e klipit “Rruga e zemrës”, ndërkohë që ka shumë projekte që presin realizimin, por që preferon t’ia lërë kohës ta tregojë vërtetësinë e tyre, me arsyetimin e thjeshtë, se nuk varen vetëm nga ajo.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi