Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

3434 INSTAT: Rritja ekonomike në 2011 më e ulët se në 2010

Sat 14 Apr 2012 - 14:39
Tiranë, 5 prill 2012, NOA – Rritja ekonomike në Shqipëri në vitin 2011
është më e ulët se ajo në vitin 2010, ku përkatësisht në fund të vitit
të shkuar rritja ishte në masën 3.1%, krahasuar me 2010-ën kur rritja
ekonomike u përllogarit 3.9 %.

Këtë masë e ka bërë publike Instituti i Statistikave, i cili njoftoi në
një konferencë për shtyp të dhënat për Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP)
për tremujorin e katërt të vitit 2011, raporton agjencia e lajmeve
NOA.al.

INSTAT bëri me dije se në tremujorin e fundit të vitit 2011, PBB u llogarit në masën 3.8%.

Sipas INSTAT, sektorët që kanë pasur rritje janë transporti me 15.4%,
tregtia 8.8%, shërbimet e tjera me 5.4%, postkomunikacioni 3.8% dhe
ndërtimi ka patur 1.2% rritje, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit
2010.

INSTAT bën me dije se duke krahasuar të dhënat me vitin e shkuar,
post-komunikacioni është rritur 3.3%, tregtia me 2.7% dhe shërbimet e
tjera me 1.6%.

Sektor me rritje është paraqitur edhe bujqësia, që shënoi rritje me 1.9%
krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2010, si dhe 0.9 % kundrejt
tremujorit të tretë të vitit 2011. Ndërkohë, sektorët që kanë treguar
rënie gjatë tremujorit të fundit të vitit 2011, janë industria me 7.8%,
ndërtimi e transporti, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2010.

INSTAT bën me dije se industria ka rënë me 5.8 %, ndërtimi me 2.6% dhe transporti 1.7%.

mit/noa.al
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

3434 Re: INSTAT: Rritja ekonomike në 2011 më e ulët se në 2010

Sat 14 Apr 2012 - 14:39
!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi