Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Olldashi: Në 1 Qershor do të jetë funksional tuneli i Ujit të Ftohtë Empty Olldashi: Në 1 Qershor do të jetë funksional tuneli i Ujit të Ftohtë

Sat 14 Apr 2012 - 20:42
Olldashi: Në 1 Qershor do të jetë funksional tuneli i Ujit të Ftohtë Tuneli-i-Ujit-te-FtohteVlorë, 3 prill 2012, NOA – Një nga projektet e rëndësishme për infrastrukturën bregdetare dhe turistike, tuneli i Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës pritet të përfundojë në fillim të qershorit.

Premtimi u dha nga Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi gjatë inspektimit të punimeve në tunelin e “Ujit të ftohtë”, një nga pikat turistike më të populluara në qytetin e Vlorës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

“Me sa duket kanë mbetur dhe 5 metrat e fundit për tunelin e Vlorës dhe për këtë dua të përgëzoj kontraktorët pasi cilësia e shkëmbit ka qenë shumë e dobët duke e bërë të rrezikshme punën për ndërtimin e tunelit. Ky projekt nuk është shumë i madh, por është shumë i rëndësishëm për qytetin e Vlorës dhe po ashtu për turistët pasi do të eleminojë problemet e trafikut në këtë zonë”, deklaroi Olldashi.

Ai theksoi se pas tunelit në Ujin e Ftohtë do të nisë edhe ndërtimi i By-Passit të Vlorës, i cili do të lidhë qytetin e Vlorës me Radhimën.

Olldashi tha se By-Passi do të kalojë nga kodrat e Kaninës.

Ministri i Transportit premtoi se një tjetër projekt që pritet të marrë shpejt zgjidhje është ndërtimi i nyjes që lidh autostradën Levan –Vlorë me rrugën Transballkanike, e cila sipas tij, do të ndikojë pozitivisht në qarkullimin e automjeteve.

“Një investim me një vlerë prej 75 milionë lekë, ky tunel është pjesë e rrugës kombëtare Vlorë-Sarandë, që financohet nga qeveria shqiptare. Projekti i tunelit Vlorë-Sarandë parashikon zgjerimin dhe rikonceptimin e infrastrukturës së këtij objekti, duke e përshtatur atë me parametra bashkëkohorë”, tha Olldashi.

Ky projekt bashkë me shtesat në gjatësi për çështje sigurie, do të jetë 116 metër linear. Ai do të ketë një gjerësi prej 9.40 metër dhe lartësi 5 m.

Tuneli në Vlorë do të jetë me dy korsi, çka pritet të normalizojë qarkullimin e automjeteve në këtë aks edhe në momentet e fluksit më të lartë të trafikut, në sezonin e verës.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi