Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Burri i nxjerr sytë në sy të fëmijëve. Gruaja: Pres të fle që të shikoj Empty Burri i nxjerr sytë në sy të fëmijëve. Gruaja: Pres të fle që të shikoj

Sat 14 Apr 2012 - 20:54
Burri i nxjerr sytë në sy të fëmijëve. Gruaja: Pres të fle që të shikoj Tina-Nash-gruaja-e-verberIshte duke pirë e më pas u grind me të shoqen dhe deri këtu asgjë e re. Në këto momente, fëmijët e moshës 3 dhe 13 vjeçare vraponin nëpër shtëpi kur Shane Jenkin sulmoi bashkëshorten e tij Tina Nash në krevatin e dhomës së gjumit dhe i nxori sytë.

Ngjarja e frikshme, ka ndodhur në Hayle të Anglisë dhe dje autori pranoi krimin, raporton noa.al. Jenkin pranoi fajësinë e tij lidhur me ngjarjen e ndodhur në prill të vitit 2011.

Gruaja 32 vjeçare humbi shikimin dhe në një intervistë për mediat britanik tha se nuk do ta falte kurrë të shoqin për atë që i kishte bërë.

33 vjeçari Jenkin e kishte rrahur edhe në të kaluarën por ajo mendonte se do të ndryshonte: “Mund të më kishte bërë çdo gjë por fakti që nuk mund të shoh më fytyrat e fëmijëve të mi është shumë i rëndë. E pra, këtë herë e teproi”.

Më tej viktima shton: “Disa herë më duket sikur më zihet fryma, me zor pres që të shtrihem të fle se të paktën aty mund të shikoj dhe aty çmallem me fëmijët duke i përfytyruar dhe duke risjellë në mendje pamjen e tyre, por kur zgjohem përballem me realitetin e ashpër.

Gjatë sulmit të asaj nate, krahas humbjes së shikimit gruaja pësoi edhe thyerjen e hundës. Verdikti për burrin i cili u akuzua fillimisht për tentativë vrasje do jepet më 11 maj, pra pas pak javësh. a.y/noa.al
Poeti
Poeti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 825
<b>Hobi</b> Hobi : Dashuria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : usa
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/09/2011

Burri i nxjerr sytë në sy të fëmijëve. Gruaja: Pres të fle që të shikoj Empty Re: Burri i nxjerr sytë në sy të fëmijëve. Gruaja: Pres të fle që të shikoj

Sat 14 Apr 2012 - 21:30
Sa gjynah :(
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi