Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

12+1 të dhëna që nuk dini në lidhje me puthjen… Empty 12+1 të dhëna që nuk dini në lidhje me puthjen…

Sun 15 Apr 2012 - 2:28
Puthja, në pamje të parë, është një veprim i thjeshtë i prekjes së buzëve midis dy njerëzve të dashuruar. Puthja është shumë e rëndësishme në dashuri dhe na emocionon sa herë që e shijojmë. Kjo është e sigurt, diçka që patjetër që e dini edhe ju. Por, ajo që ndoshta nuk dini, është që çdo puthje që i japim njeriut tonë të zemrës fsheh disa surpriza, të cilat as që i kishit menduar ndonjëherë.Hidhini një sy listës së mëposhtme me 13 të veçantat që nuk dinit për puthjen, dhe do të kuptoni!



1. 37% e meshkujve i mbajnë sytë hapur kur puthin, ndërsa 97% e femrave i mbajnë sytë mbyllur.

2. Puthja që zgjat një minutë, ndihmon që të digjni 26 kalori.

3. Studimet e bëra kanë treguar se kur dy njerëz puthen, përdorin të gjithë muskujt e trupit të tyre.

4. Nëse puthjen e ndani me një person, me të cilin keni të njëjtën ngjyrë flokësh, rezultati është më pasionant.

5. Çdo njeri në jetën e tij, mesatarisht do të puthet rreth 25.000 herë. Këtu nuk përfshihen vetëm puthjet pasionante mes të dashuruarve, por edhe puthjet në faqe.

6. Truri ynë ka nerva të veçanta që na ndihmojnë për të gjetur buzët e partnerit/es sonë edhe në… errësirë.

7. Një puthje mund të jetë 10 herë më rezultative sesa morfina, në zvogëlimin e dhimbjeve (!), pasi besohet se aktivizon qetësuesit natyrorë të trupit. Kështu, kur nëna i thotë fëmijës që u vra “ku u vrave, të ta puthë mami që të shërohet”, di se çfarë bën.

8. Njeriu mesatarisht, humbet rreth 14 ditë nga jeta e tij… duke u puthur!

9. Puthja më e gjatë në botë, zgjati 17 ditë dhe 10 ½ orë! Kjo ka ndodhur në Çikago, në vitin 1984.

10. Në Itali gjatë Mesjetës, nëse një çift kapej duke u puthur, ishte i detyruar më pas që të martohej.

11. Puthja më e famshme e të gjithë kohërave në ekranin e madh, ishte ajo mes Clark Gable dhe Vivian Lee, në filmin “Gone with the Wind”.

12. Puthja funksionon edhe si terapi bukurie. Do t’i bëjë sytë tuaj të ndriçojnë dhe lëkura juaj të ngjajë si ajo e një foshnjeje.

13. Femrat dhe meshkujt që kanë marrë shumë puthje gjatë fëmijërisë së tyre nga njerëzit e tyre të afërm, do të jenë më të dashur kur të rriten dhe më të ëmbël me partnerët/et e tyre. /albobserver.com/

12+1 të dhëna që nuk dini në lidhje me puthjen… 012511-GoneWithTheWind-4002-206x30012+1 të dhëna që nuk dini në lidhje me puthjen… 128
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi