Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sistemi Imunitar Ndikohet Nga Ora Biologjike Empty Sistemi Imunitar Ndikohet Nga Ora Biologjike

Sun 15 Apr 2012 - 3:40
Sistemi Imunitar Ndikohet Nga Ora Biologjike Ora-biologjike-300x225Në ekip shkencëtarësh Amerikanë nga Universiteti Yale konkludoi se ora e ditës mund të ndikojë në rrezikun e infektimit nga mikroorganizma patogjene.

Në mënyrë të veçantë, hulumtuesit shqyrtuan proteinën TLR9, e cila implikohet në identifikimin e infeksioneve në organizëm. Nënvizohet se zbulimi i infeksionit përbën fazën e parë të implikimit dhe aktivizimit të sistemit imunitar.

Kërkuesit duke bërë eksperimente në minj konstatuan se nivelet e proteinës TLR9 në kombinim me efektin e saj ndryshonin në çastin kur TLR9 ishte në nivele të larta. Profesori Erol Fikrig theksoi se u gjet një lidhje e drejtpërdrejtë molekulare midis ritmeve qarkulluese dhe sistemit imunitar. Ritmet qarkulluese janë ciklet e gjumit.

Së fundi, sipas rezultateve të sondazhit, çrregullimet e këtij ritmi na bëjnë më të prekshëm ndaj patogjeneve. Një çrregullim i tillë mund të ishte dhe jet-lag. Sipas këtyre rezultateve, në të ardhmen do të qarkullojnë ilaçe të cilat do të përdoren nga pacientët në orare të veçanta të ditës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi