Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse troll-et mbahen si krijesa të frikshme ? Empty Pse troll-et mbahen si krijesa të frikshme ?

Sun 15 Apr 2012 - 10:48
Pse troll-et mbahen si krijesa të frikshme ? Troll-mitologji-216x300Trolle quhen krijesat e frikshme të mitologjisë Skandinave, të cilat shpesh herë karakterizohen si njeringrënëse. Thonë se dielli ka aftësinë t’i gurëzojë, ndaj dhe ato shfaqen veç natën.

Trollet janë qenie të shëmtuara dy gjinore. Sipas burimeve të vjetra Skandinave trollet jetonin të izoluara mes maleve, shkëmbinjve dhe shpellave. Gjithashtu, thuhet se Vikingët dhe Trollet ishin në konflikte të vazhdueshme.

Femrat Trolle kanë fuqinë të shndërrohen në vajza të bukura, megjithatë, transformimi i tyre nuk zgjat shumë kohë. Në shumë histori përshkruhen si shumë të fuqishme, por budallaqe. Gjithashtu, bëjnë fjalë se nëse qëlloni në një krijesë të tillë do t’ju ofrojnë një pije për të pirë, mirë është të pranoni, pasi telashet që do t’ju krijojnë në rast se refuzoni, do të jenë të paimagjinueshme. Sipas legjendës, pija nuk është gjë tjetër veçse një lëng me veti harruese, pra pas konsumit të saj nuk mbani mend asgjë.

Në Skandinavi ka shumë vende që kanë emërtime të lidhura me Trollet, si për shembull një qytet Suedez, Trollhattan. Zoti Skandinav, Thor luftoi shumë Trolle, të cilat pasi i mundi i hodhi në Botën e Poshtme.kuriozitete
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi