Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Krijohet” pacienti zero, në të cilin janë hedhur qeliza staminale Empty “Krijohet” pacienti zero, në të cilin janë hedhur qeliza staminale

Sun 15 Apr 2012 - 11:18
“Krijohet” pacienti zero, në të cilin janë hedhur qeliza staminale Pacienti-zero.qeliza-staminale-300x237Lind një epokë e re shkencore që ka ngjallur shumë debate por me miratimin nga administrata amerikane, tashmë nuk ka më kthim prapa.

Bëhet fjalë për Pacientin Zero në të cilin janë hedhur qeliza staminale embrionale në shtyllën kurrizore me shpresën për t’i rikthyer funksionet e plota fizike pas një aksidenti që ai ka pësuar. Pacienti ndodhet i shtruar dhe mjekët shpresojnë që shumë shpejt të marrin rezultatet e para.

Staminalet konsiderohen si e ardhmja e shkencës edhe pse shumë shkencëtarë i konsiderojnë si qeliza të rrezikshme për njerëzit. Ato mund të rigjenerojnë organet dhe kurojnë sëmundjet. Në listën e sëmundjeve të mundshme për kurim janë edhe Parkinson, Alzheimer, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Qelizat prodhohen nga kompania private Geron që mori dritën jeshile nga “Food and Drug Administration”. Enti qeveritar që rregullon tregun mjekësor ka miratuar projektin në të cilin u shpenzuan plot 170 milionë dollarë. Aktualisht transplanti bëhet vetëm në Atlanta por shumë shpejt do të aplikohet edhe në 6 qendra të tjera.

Eksperimentet e kryerja ndaj minjve tregojnë se 7 ditë pas incidentit, qelizat fillojnë të përmirësojnë kapacitetin e kafshëve. Ky është shkaku pse Pacienti Zero është rasti i një personi të aksidentuar vetëm 14 ditë më parë. kuriozitete
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi