Britani, nëna lë të vdesë fëmijën e paligjshëm
Mon 16 Apr 2012 - 15:00
Një grua myslimane në Britaninë e Madhe është dënuar me 26 javë burg, për vrasjen e foshnjes së saj të sapolindur, e cila kishte ardhur në jetë nga një lidhje jashtë kurore.
Fatima Ali, nga Bury, në Manchester, e kishte lindur vajzën e saj në mënyrë të fshehtë, i kishte prerë kordonin ombelikal dhe e kishte lënë të vdiste në dhomën e saj. Nëna e re kishte frikë se një fëmijë i jashtëligjshëm do të turpëronte familjen e saj të devotshme myslimane.
Fatima Ali u dënua të premten e kaluar nga Gjykata e Bolton Croën me 26 javë burg, pezullim për dy vjet dhe mbajtje nën mbikëqyrje për 12 muaj.
Në trupin e fëmijës nuk u gjetën shenja dhune dhe avokatja mbrojtëse tha se vendimi i Fatimas ishte marrë në një gjendje shoku psikologjik dhe emocional pas lindjes.
E rritur nga një teze, Fatima Ali ishte njohur me babanë e fëmijës, Kazi Mohammed Dilwar Hussein. Familja që e kishte rritur nuk e kishte pranuar lidhjen dhe i dashuri ishte detyruar të paguante për abortin e fëmijës në vitin 2009, gjë që Fatima nuk e kishte bërë.
“Çfarëdo turpi që gruaja pretendonte se mund të përballte nuk e justifikon vdekjen tragjike të një fëmije të porsalindur”, thanë gjykatësit. / G.N.

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Britani, nëna lë të vdesë fëmijën e paligjshëm
Mon 16 Apr 2012 - 18:46
“Çfarëdo turpi që gruaja pretendonte se mund të përballte nuk e
justifikon vdekjen tragjike të një fëmije të porsalindur”, thanë
gjykatësit.
Ndaj e gjykuan me 26 jave burg!!!
Te cmendur te gjithe...
Vdekje meriton ajo mekatare...

- Masturbimi në SHBA, i paligjshëm?!
- Kush e edukon me shume femijen - NENA apo BABA?
- Foto – Fëmijën me fytyrë ujk e lepur e braktisi nëna në maternitet
- Nëna që braktisi fëmijën e porsalindur në tualet, ishte prostitute shqiptare
- Nëna e re denoncon në media mjekun: Askush s’ma prek me dorë fëmijën e sëmurë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi