Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Prognozë” për 10 vjetët e ardhshëm dhe integrimi Empty “Prognozë” për 10 vjetët e ardhshëm dhe integrimi

Tue 17 Apr 2012 - 21:41
“Prognozë” për 10 vjetët e ardhshëm dhe integrimi REXHEP-MEIDANI1-150x150REXHEP MEIDANI
Faza kryesore të tranzicionit shqiptar (1990-2012).
Para se të merremi me “prognozë”, po rreshtojmë kalimthi disa nga fazat më karakteristike të tranzicionit shqiptar. Të tilla mund të klasifikohen:
• Faza e nisjes, 1990-1994: hyrja në ambasada, lëvizja studentore e sindikaliste; miratimi i Paketës Kushtetuese; tensione civile e politike; krijimi i partive të reja.
• Periudha kritike, 1994-1997: prirja për një republikë gjysmëpresidenciale dhe hedhja poshtë në referendum e projektkushtetutës që sintetizonte këtë prirje; manipulimi i zgjedhjeve në maj 1996 dhe tetor 1996; kriza e piramidave e kolapsi i gjithanshëm ekonomik, institucional e politik.
• Faza e normalizimit: 1997-1999: rindërtimi fizik dhe ligjor i institucioneve (komisariate, gjykata, prokurori, zyra të tjera publike); miratimi i Kushtetutës (nëntor 1998) me një sistem konvencional parlamentar qeverisjeje; përballimi i krizës së Kosovës, partneriteti me NATO-n.
• Faza e tranzicionit të përshpejtuar, me 3 etapa kryesore: Etapa e parë (1999 – 2005)- shtratimi normal i zhvillimeve institucionale, strukturore, ekonomike, shoqëruar me transferim pushteti (atë presidencial, më 2002-shin, atë kryeministror, më 2005-n). Etapa e dytë (nga 2005 deri ditët tona)- anëtarësimi në NATO, liberalizimi i lëvizjes së lirë në hapësirën “Shengen” (2010), përpjekjet për arritjen e standardeve të vendit kandidat. Etapa përmbyllëse (deri më 2022-shin)- thellim reformash, mbyllje të procesit të anëtarësimit në BE, përfshirë potencialisht dhe futjen në eurozonë.
Etapa përmbledhëse:
integrimi në BE (2012-2022)
Pikërisht në këtë etapë përmbyllëse priten të thellohen shndërrime të tilla, si: demokratizimi i mëtejshëm i sistemit politik-institucional; transformimi apo tranzicioni ekonomik, ku një hallkë e rëndësishme mbetet tranzicioni social; tranzicioni i identitetit me ndryshime në “luajalitet” (sovranitet kombëtar) dhe relativizmi i tij në kuadër të ndërvarësisë në rritje, përfshirë vetë-integrimin kombëtar nëpërmjet integrimit europian; integrimi më i plotë në sistemin perëndimor (apo tranzicioni diplomatik), pjesë e të cilit është tranzicioni ushtarak (i konkretizuar tashmë me integrimin në NATO) dhe pikë kulmore anëtarësimin në BE. Në kuadër të këtij anëtarësimi, brenda periudhës (2012-2022), do të ketë nevojë për ndërhyrje dhe do të kërkohen përmirësime e reforma në 4 nivele: mikro (në edukim, shëndet, punësim); mezo (në qeverisjen kombëtare qendrore e vendore); makro (në adoptimin e politikës fiskale e monetare në nivel europian); global (në kuadër të globalizimit e ndërvarësisë në rritje). Po ashtu, në realizimin e standardeve të BE-së, do të dimensionohen veçori të tilla, si: dialogu demokratik në zgjidhjen e problemeve; alternimi politik-social i fuqisë dhe ndërlidhja e problemeve sociale me shpërndarjen e të mirave materiale; korrelacioni midis treguesve politikë e ekonomikë për reduktim korrupsioni e efektivitet në fusha të tilla si reduktimi i varfërisë, punësimi, edukimi e mjedisi (në nivelet mikro dhe mezo); kohezioni e fuqizimi i kapitalit social, etj. Në periudhën e ardhshme 10-vjeçare, nisur nga ngërçi i sotëm politik, janë të pritshme jo vetëm zhvillime pozitive, por dhe vonesa e vështirësi. Kështu, krahas mundësive në rritje të shkollimit, kualifikimit e punësimit në kuadër të lëvizjes së lirë; pritet të rezultojë i suksesshëm aplikimi i politikës monetare europiane (në kuadër të eurozonës), fuqizimi i kooperimit ekonomik, partneritetit e solidaritetit; shndërrimet pozitive të identitetit të qytetarit; avancimet demokratike të proceseve të gjithanshme shqiptare, mundësia për mbështetje financiare në sektorë parësorë sidomos ata infrastrukturorë, në modernizimin e teknologjive, sidomos atyre të informacionit etj. Edhe mbrojtja e interesave të qytetarëve, përfshirë dhe ato të biznesit, pritet të jetë shumë më e garantuar, si nga përmirësimet e qeverisjes në çdo nivel dhe administratave përkatëse; ashtu edhe rregullimet ligjore e korrigjimet në gjyqësor në çdo nivel.
Nuk do të jenë të pakta edhe aspektet negative. Kështu, mund të krijojnë shqetësime serioze, në vitet e ardhshme, problemet e tregut dhe ndikimet e shumëllojshme; niveli ekonomik, stili i jetës e standardi i saj; raporti prodhim/konsum, prodhimi e mbijetesa e bizneseve shqiptare të lidhura me të (raporti i mallrave shqiptare me ato të importit). Vetë tregu e biznesi shqiptar do të vazhdojnë të dominohen nga mallra e teknologji të një cilësie më të ulët, kurse eksportet bujqësore apo, në përgjithësi, prodhimet e shërbimet shqiptare do të ndeshen me kushtëzime e barriera të shumta në BE. Kjo imponon rritjen e ndërveprimit brenda hapësirave shqiptare. Madje, nëse nuk bashkohen kapitalet përkatëse mbarëshqiptare, vështirësitë e llojllojshme nuk do të jenë të pakta. Edhe çmimet, duke u unifikuar më tej, mund të bëhen shqetësuese për qytetarët shqiptarë (krahasuar me pagën mesatare kombëtare poshtë asaj europiane), papunësia një gangrenë në vete, niveli i pensioneve apo i asistencës sociale larg standardit mesatar etj. Sidoqoftë, një epërsi e madhe e procesit të integrimit europian, në kuptimin kombëtar (politik-ekonomik e social-kulturor), mbetet ndërveprimi i territoreve shqiptare, një kooperim i gjithanshëm, që mund të çojë deri në rregullime të domosdoshme administrative…
Për një ndërveprim të unifikuar në hapësirat shqiptare
Edhe në kuadër të binomit sovranitet – ndërvarësi, si çështje thelbësore për shqiptarët mbetet po ajo e një shekulli më parë – çështja kombëtare. Si do të çohet më tej ajo në përputhje me proceset integruese dhe ndikimet e vetë globalizimit? Si mund të realizohet unifikimi apo bashkimi kombëtar në situata të tilla? A mund të mbyllet, në një fazë të dytë, procesi i integrimit dhe vetë-integrimit me plotësimin e aspiratës historike të një bashkimi të mirëfilltë? Cili është probabiliteti i shndërrimit të tij nga mundësia në realitet në kuadër të projeksionit politik të BE-së, sidomos në perfeksionimin e organizimit administrativ të saj si një entitet potencial me pamje federale? Sidoqoftë, nëse integrimi politik-territorial apo bashkimi juridik-administrativ, që veç faktorëve e mjedisit shqiptar varen shumë dhe nga aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, mbeten një mori aspektesh të unifikimit e ndërveprimit kombëtar, që mund dhe do të thellohen, zgjerohen e përmirësohen brenda fushave kryesore të jetës sonë kombëtare, shpirtërore e materiale. Po ashtu, do të thellohet më tej kooperimi mbarëshqiptar në rrafshin politik-diplomatik, ekonomik-doganor, kulturor-edukativ etj., ku një rol thelbësor do të marrë funksionimi më i mirë i hapësirës së përbashkët ekonomike shqiptare. Në këtë kuadër, parësor do të rezultojë unifikimi i tregjeve, rritja e hapësirave të veprimit ekonomik e financiar, jo thjesht atyre territoriale, por dhe atyre njerëzore, të kapitaleve, investimeve, shërbimeve; lufta e përbashkët kundër korrupsionit, krimit ekonomik e financiar etj. Më konvergjente do të jetë veprimtaria kombëtare në fushën e politikës së jashtme dhe diplomacisë, deri duke shfrytëzuar një infrastrukturë materiale të përbashkët, p.sh, në shërbimin diplomatik e konsullor. Akoma më intensiv do të jetë bashkëveprimi legjislativ e ekzekutiv; ndërveprimi midis parlamenteve, dikastereve, institucioneve të pavarura, p.sh. gjykatave e prokurorive, përfshirë dhe gjykatat kushtetuese, i strukturave “ndërmjetëse”, p.sh. dhomave të tregtisë e industrisë, i bizneseve të njëjtit profil; realizimi i projekteve të ndryshme infrastrukturore me bashkim kapitalesh e ekspertize. Aty, një rol të veçantë do të marrë kooperimi energjetik, deri unifikimi i tij nëpërmjet larmisë dhe plotësisë hidro – termo. I rëndësishëm do të bëhet shkollimi i përafërt, pse jo dhe i njëjtë në sistemin publik, në nivelin parauniversitar e universitar, me programe e botime të përbashkëta, shkëmbime pedagogësh, praktika e vizita të ndërsjella, veprimtari shkencore në fushën e mësimdhënies, veprimtari akademike, projekte kërkimore-shkencore në fusha të veçanta, në radhë të parë në fushën e albanologjisë etj. Më tepër përkrahje do të ekspozohet për veprimtaritë letrare, aktivitetet kulturore, festivalet, shfaqjet e ndryshme, prodhimi i filmave artistikë shqiptarë me fonde të përbashkëta, shtimi i panaireve të librave, i veprimtarive sportive etj. Gradualisht do të rritet kooperimi, deri unifikimi i mjaft shërbimeve, në bazë materiale e ekspertizë, përfshirë dhe analiza e shërbime të ndryshme laboratorike (mjedisore, shëndetësore, radiologjike, kriminalistike etj.). Edhe pse nuk mungojnë arritjet, një vëmendje më e madhe do të shfaqet në median e shkruar dhe elektronike, përfshirë rritjen e bashkëveprimit midis gazetarëve, gazetave, stacioneve radio e televizive në transmetimin e cilësinë e informacionit, verifikimit të tij etj. Edhe shoqëria civile, duke tejkaluar barrierat e deritanishme, do të sintetizojë më tej maturi, kohezion e organizim gjithëshqiptar në fusha të ndryshme, përfshirë dhe përshtatjet e domosdoshme në kuadër të integrimit europian…
Integrimi si proces me shumë zero dhe jo zero.
Në integrimin europian veçohen dy procese: ai me shumë zero (zero sum game), ku faktorët përbërës janë krejtësisht konkurrues (p.sh., tregtia midis dy vendeve anëtare në kuadër të legjislacionit europian), dhe ai me shumë jo zero (non zero sum game), ku përbërësit në proces ose fitojnë së bashku, ose humbasin së bashku. Edhe në kuptimin klasik të sovranitetit, procesi i anëtarësimit mund të konsiderohet si një lojë me shumë zero, me humbje sovraniteti (në kuptim relativ) dhe fuqizim ndërvarësie (në kuptim absolut). Veçse, anëtarësimi është i lidhur ngushtë edhe me kooperimin; d.m.th., krahas elementëve konkurrues, që i takojnë lojës “me shumë zero”, përfshihen aty edhe elementë kooperativë, të sanksionuar në traktatet e direktivat europiane brenda sistemit rregullator unik. Pra, në vetvete, nga ana tërësore integrimi në mesatare është “me shumë jo zero”, pra një proces ku humbjet ose fitimet në pjesët ndërvepruese mund të jenë më të vogla apo më të mëdha se zeroja. Parë në tërësi, edhe në BE synohet t’u jepet vlerë interesave kolektive (të bashkësisë), duke plotësuar njëkohësisht interesat e veçanta të vendeve anëtare. Madje, kur bëhet fjalë për një mbulim të këtyre interesave, marrëdhënia: BE (ose eurozonë) – vendi anëtar klasifikohet si lojë me shumë jo zero, pra me rezultat: fitim-fitim (win-win) ose humbje-humbje (lose-lose). Situata shfaqet e kundërt në kushte konflikti e përplasjeje në dëm të dy palëve! E njëjta logjikë vlen dhe brenda një shoqërie kombëtare, sidomos kur ajo bëhet më komplekse, më e specializuar dhe më e ndërvarur. Me të drejtë, Presidenti Klinton, në një intervistë të vitit 2000, thekson se në një shoqëri komplekse, me ndërvarësi në rritje, njerëzit gjithmonë e më shumë, për interesa të tyre, detyrohen të gjejnë zgjidhje me shumë jo zero, pra zgjidhje fitim-fitim (win-win), në vend të zgjidhjeve me fitim-humbje (win-lose), pra me shumë zero. Ky do të jetë dhe rasti i Shqipërisë në procesin e dhënies së statusit të vendit kandidat…
Në fakt, kjo pritet në tërësi në një proces demokratik anëtarësimi. Aty, fitimi i njërit anëtar nuk është patjetër i barabartë me humbjen e anëtarit tjetër. Madje, në një ndërlikim të tillë fitimet e humbjet, përgjithësisht, nuk kompensohen midis tyre. Shuma e tyre është e ndryshme nga zero sepse të dy përbërësit ndjekin interesat vetjake për rezultate më të mira të mundshme, duke respektuar plotësisht rregullat e përbashkëta kolektive. Kjo është dhe logjika e integrimit euroatlantik (integrimit në NATO ose anëtarësimit në BE), në të cilin fitojnë të gjithë, individualisht e kolektivisht. Kjo kuptohet akoma më mirë me anëtarësimin në eurozonë. Aty, kur respektohen rregullat e pranuara dhe fuqizohet euro, përfundimi del pozitiv për të gjithë anëtarët dhe anasjelltas. Këtë e dëshmoi më qartë kriza e borxheve, sidomos rasti i Greqisë!…
Pra, procesi i integrimit, në mesataren e tij, është një proces me shumë jo zero. Për më tepër, në procesin e anëtarësimit europian, fuqitë vendimmarrëse e operacionale zhvillohen brenda një kombinimi dualist midis institucioneve europiane dhe atyre të vendeve anëtare; si një përafrim funksional, ku institucionet kombëtare dhe institucionet e BE-së janë aktorë të vetëm të fuqishëm në lojë. Veçse, simetria midis parlamenteve kombëtare e Parlamentit Europian (PE), është mjaft e vagët. P.sh., sistemi europian nuk mbështetet në sistemin dydhomësh, të paktën jo si ai klasik në disa vende anëtare. (PE-ja nuk mund të konsiderohet si një nga Dhomat e një sistemi bikameral në kuadër të “Kushtetutës” së BE-së, ku kapacitete ligjvënëse ka dhe Këshilli). Megjithatë, PE-ja po e rrit fuqinë ndaj institucioneve të tjera europiane dhe aktualisht po luan një rol të rëndësishëm si bashkëligjvënës me Këshillin, në shumë fusha të BE-së. Mbi të gjitha, PE-ja ka përgjegjësi mbi buxhetin, ushtron kontroll mbi institucionet europiane dhe, ndërkohë, ka shtuar, krahas Këshillit, kapacitetet legjislative. Për më tepër, vendimmarrja e dyfishtë (co-decision procedure – Art. 251 EC), e konceptuar fillimisht në Traktatin e Mastrihtit (1992), e bërë shumë më efektive në Traktatin e Amsterdamit (1999), i ka dhënë të njëjtën peshë politike e legale PE-së dhe Këshillit të Bashkimit Europian në shumë fusha (aq sa, aktualisht, në 2/3 e direktivave europiane dhe rregullimeve të tjera është ndjekur po kjo procedurë). Sidoqoftë, pesha e Këshillit mbetet kryesore, sepse aty përfaqësohen qeveritë kombëtare.
vijon… panorama
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi