Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nente faza neper te cilat duhet te kalojme te gjithe Empty Nente faza neper te cilat duhet te kalojme te gjithe

Wed 18 Apr 2012 - 15:31
A pyeteni shpesh se ne cilen faze gjendet lidhja juaj? Ju paraqesim disa etapa neper te cilat duhet te kalojne te gjitha ciftet, pa marre parasysh se per sa kohe jane ne nje lidhje.Pervojat ne dashuri jane te ndryshme. Nese keni pasur disa lidhje ne jete, dihet se secila lidhje eshte me ndryshe se ajo paraprake.Por, ekzistojne edhe disa gjera qe kane te perbashketa. Per shembull, fazat neper te cilat do te kaloni pak a shume jane te ngjashme, pa marre parasysh se me cfare personi jeni. Ne vijim ju paraqesim disa prej fazave qe do te kaloni.

Faza 1: Dashuria e verber
Kjo eshte faza e pare per secilen lidhje. Pothuajse gjithnje fillon me nevojen intensive per te qene sa me afer me personin per te cilin jeni te interesuar. Ndoshta ju terheq edhe seksualisht, e ndoshta ju pershtatet edhe si bashkebisedues. Ne cdo rast, ne kete faze tejkaloni te gjitha mangesite qe partneri juaj ka dhe perqendroheni vetem ne anet e mira te tij.

Faza 2: Mirekuptimi
Ne kete faze te dy partneret fillojne te njihen me mire. Filloni biseda te gjata per familjet, lidhjet e me pashme dhje rreth asaj qe deshironi ne jete. Ne kete faze gjithcka ndikon bukur dhe me romance.

Faza 3: Grindja e pare
Pas disa jave apo muaj, pason grindja e pare e cila krijon nje hendek midis partnereve.

Faza 4: Krijimi i qendrimit
Gjate kesaj faze qe te dy formoni nje qendrim per njeri tjetrin. Me kalimin muajve tashme e dini se cfare mund te prisni nga partneri dhe cka ai mundet te prese prej juve. Nese keto pritje dallojne, atehere do te tentoni ta ndryshoni partnerin tuaj.

Faza 5: Formesimi
E dini cfare prisni prej partnerit ideal dhe ne kete faze do te tentoni qe te formesoheni me idete per njeri-tjetrin. Ketu, shumecka varet prej kompromisit dhe rreth asaj se sa jeni te vendosur.

Faza 6: Lumturia
Nese lidhja juaj tejkalon te gjitha fazat paraprake ka gjasa qe te mundeni t’i pershtateni njeri-tjetrit. Lidhja po rrjedh ne menyre te persosur dhe ju jeni te lumtur prane njeri-tjetrit. Ndoshta edhe vendosni per martese.

Faza 7: Dyshimet
Jeni ne lidhje tashme disa vite dhe dyshimi, diku rruges, ia ka dale qe te futet ne mesin tuaj. Nese nuk jeni te lumtur, per nje gje te tille fajesoni lidhjen. Gjate kesaj faze, partnerin tuaj do ta krahasoni me ish parteret nga lidhjet paraprake. Per fat ekziston mundesia qe ta tejkaloni kete faze.

Faza 8: Hulumtimi seksual
Gjate kesaj faze seksi fillon ta luaje rolin kyc. Ndoshta do t’i ndryshoni qendrimet dhe interesimi per seks do te filloje te zhduket. Ose do te hiqni dore prej tij ose do te tentoni qe ta shnderroni ne njeri me interesant. Mirepo, interesimet tuaja do te ndryshojne dhe ndoshta njeri prej juve do te kete nje afere.

Faza 9: Sinqeriteti
Jeni te sigurt me njeri-tjetrin dhe besoni ne dashurine tuaj. Ajo qe eshte me kryesore eshte se te dy e dini se ku ju dergon kjo faze dhe jeni te lumtur se bashku. Pa marre parasysh se sa te lumtur jeni, mos ndaloni te vleresoni ate qe keni. Prandaj, kur t’ju tregohet mundesia, vertetojani njeri-tjetrit se keni deshire te jeni se bashku.info
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi