Jahti që kontrollohet me iPad
Thu 19 Apr 2012 - 15:04
Të kontrollosh barkë me telekomandë, ajo që deri tani ishte një lojë për fëmijët mund të kthehet në një eksperiencë reale. Bëhet fjalë për një jaht ultra-teknologjik që mund të kontrollohet pa qenë në kabinën e pilotit, por me një iPad të thjeshtë, me kusht që largësia nga jahti të jetë jo më shumë se 50 metra.Adastra është dizenjuar nga John Shuttleworth i sponsorizuar nga miliarderi Anto Marden dhe për ta përfunduar janë dashur 5 vite punë.Jahti është i gjatë 42.5 metra dhe 16 metra i gjerë. Adastra peshon 52 tonelata dhe kushton 18 milionë euro.
Miliarderi Marden e ka porositur për të lundruar në dy ishujt e tij private që zotëron në brigjet e Indonezisë. Jahti mund të mbajë në bord 9 pasagjerë.
Miliarderi Marden e ka porositur për të lundruar në dy ishujt e tij private që zotëron në brigjet e Indonezisë. Jahti mund të mbajë në bord 9 pasagjerë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi