Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studimi i shkencëtarëve: Shkëlqimi i Tokës “udhëzues” për të zbuluar “jetë jashtëtokësore” Empty Studimi i shkencëtarëve: Shkëlqimi i Tokës “udhëzues” për të zbuluar “jetë jashtëtokësore”

Fri 20 Apr 2012 - 3:06
Studimi i shkencëtarëve: Shkëlqimi i Tokës “udhëzues” për të zbuluar “jetë jashtëtokësore” TokaNjë aleat të ri në kërkimin e jetës në planet të tjerë, njoftuan se gjetën shkencëtarët. Dhe emri i tij: Shkëlqimi i Tokës!

Dihet tashme se planeti ynë reflekton për në univers dritën që vjen nga Dielli. Një dritë e cila nuk mund të jetë kaq rrezatuese saç mund të jenë e rrezatojnë me miliona yje të tjerë, por një dritë e cila mbartë brenda saj “shenja jete”.
Këto dukuri, apo fakte që në gjuhën shkencore njihen si “Bio-nënshkrimet”, vijnë nga substancat kimike që shoqërojnë ekzistencën e jetës, e cila ekziston në Tokë dhe shfaqet me një mënyrë të veçantë në reflektimin e dritës.
“Bio-nënshkrimet” e Tokës, përkatësisht janë një zbulimi i freskët, pasi vetëm para 20-vjetësh ishin diktuar nga komuniteti shkencor, thuajse rastësisht kur anija hapësinore e studimit Galileo e NASA-s, kishte kaluar sipër talentit tonë me destinacion Jupiterin.

Që nga ai çast shkencëtarët menduan se siç dërgon “shenja jete” shkëlqimi i Tokës për në univers, ka shumë gjasa që të ndodh diçka e ngjashme dhe në planetë të tjerë. Si pasoj, nëse arrijmë të diktojmë dhe të dëshifrojmë këto “shenja jashtëtokësore”, do mund të kemi për herë të parë një fakt të pa thyeshëm për ekzistencën e jetës “diku”, në një formë e
ekzistencën e jetës “diku”, në një formë e “Bio-nënshkrimeve” që do të sugjerojnë ndoshta ekzistencën e pranisë së bimësisë, pra të oksigjenit, ozonit, ujit etj.
Problemin më të madh që ndeshën shkencëtarët në këtë tentativë të tyre, ishte se rrezatimi i planetëve të tjerë është i dobët dhe kështu asgjësohet plotësisht nga shkëlqimi i yllit të tyre. Edhe më të vështira janë gjërat me shkëlqimin e planetëve jashtë sistemit tonë Diellorë, të cilët kanë më shumë shanse që në to të ekzistojë jetë e të jenë të banueshëm, drita e të cilëve është e pamundur të regjistrohet për shkak të distancës së madhe, të paktën me teknologjinë që disponon sot njerëzimi, është e pamundur.
Këtë pengesë shpreson të kalojë një ekip shkencëtarësh nga Observatori Jugor Europian, me një metodë të re të hartimit të gjurmëve të shkëlqimit planetar. Një aleat i mirë, është e ashtuquajtura “shkëlqimi i Tokës”, apo drita e Tokës. Pra, reflektimi i rrezatimit Diellorë që dërgon talenti ynë për në “anën e errët” të Hënës.
“Teknologjia e sotme, nuk mund të na ndihmojë shumë në këtë drejtim, por shpresojmë në të ardhmen e shpejtë të zhvillohe teleskop shumë më të fuqishëm, të cilët do të mund të na japin shansin të zhvillojmë metodën tonë”, deklaroi Michael Stertsik, udhëheqës i këtij hulumtimi./albobserver.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi