Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Meshkujt dhe femrat nuk qajnë njëjtë Empty Meshkujt dhe femrat nuk qajnë njëjtë

Fri 20 Apr 2012 - 12:35
Femrat të qarën e kanë të kushtëzuar biologjikisht, kështu që ato gjatë jetës "lëshojnë" dukshëm më shumë lot se meshkujt. ndërsa me kontrollin mikroskopik mund të vërehet edhe dallimi gjinor në ndërtimin e gjëndrave të lotëve, shpjegojnë shkencëtarët.Duke studiuar dallimin, konkret në mes lotëve mashkullorë dhe femërorë dhe lotëve në përgjithësi, kanë zbuluar që kanali i lotit te mashkulli është më i madh se te pjesëtaret e gjinisë "më të butë", prandaj te femrat lotët ndahen dhe rrjedhin ose rrëshqasin nëpër faqe, shpjegon dr. Louann Brizendine nga Universiteti California.

Lotët e meshkujve nuk ndahen, por rrjedhin, si pikat. Lotët e tyre janë më të mëdhenj dhe bien në sasi më të madhe; dhe më të shpejtë. Rrethanat shoqërore si dhe dallimet individuale kushtëzojnë se sa do ta ketë vështirë individi' të përmbajë dëshirën dhe nevojën për të qarë.

Djemtë për dallim nga vajzat kanë mekanizim e ndërtuar ashtu që ato sinjale udhëtojnë më ngadalë, ndërsa për shkak të rregullave shoqërore ata gjatë rritjes edhe më shumë mësojnë si të mbajnë kontrollin dhe t'i shtypin lotët. Për këtë arsye, hulumtimet e kohës së fundit tregojnë që rrethi reagon më pozitivisht ndaj meshkujve sesa ndaj femrave që qajnë, sepse konsiderohet se ata për këtë shkak janë më të ndjeshëm dhe "më të mirë" se meshkujt e tjerë.

"Edhe pse mekanizmi i formimit të lotëve dhe qarjes nuk është tërësisht i qartë për shkencëtarët, dihet që njerëzit janë specia e vetme, që qan lot emocionalë" thotë dr. Ad Vingerhoets nga Universiteti Tilhurg. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi