Bie besimi në Zot në botën jomyslimane
Fri 20 Apr 2012 - 13:39
Një studim i ri i SHBA-ve ka gjetur se besimi në Zot po bie ngadalë në botë, edhe pse përqindja dallon nga vendi në vend.
Sipas Radios Evropa e Lirë, Filipinet janë në vendin e parë në botë, ku 94 për qind e anketuesve thonë se “janë të sigurt” për ekzistencën e Zotit. Kili është i dyti me 88 për qind, SHBA-të të tretat me 81 për qind.
Besimi është më i ulët në ish Bashkimin Sovjetik dhe shtetet e ish bllokut sovjetik, përveç Polonisë. Në ish Gjermaninë Lindore, besimi në Zot është diku 13 për qind, ndërkaq në Republikën Çeke 20 për qind.
Besimi në Zot ka shënuar rritje vetëm në pak shtete, përfshirë Rusinë, Slloveninë dhe Izraelin.
Studimi i kryer nga Universiteti i Chicagos është kryer në 30 shtete jomyslimane edhe në vitet 1991, 1998 dhe 2008. /Telegrafi/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi