Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çfarë është Evropa e Bashkuar për ne shqiptarët  Empty Çfarë është Evropa e Bashkuar për ne shqiptarët

Wed 7 Jul 2010 - 16:03
Kur ndodhem në Francë, në Itali, në Spanjë jam jashtë vendit tim. Kur, ndodhem në Francë, në Itali, në Spanjë ndjehem si në shtëpinë time. Gjerat që pasurojnë jetën- bukuria femërore dhe eleganca mashkullore, teatri i politikës, gjuha, arkitektura, gazetat, kuzhina- janë të ndryshme nga një vend në vend tjetër të Kontinenti Evropian. Megjithatë, një evropian (Jo vetëm ato që janë zyrtarisht qytetar evropian, por edhe ato evropian autokton si për shembull shqiptarët) ndjehen si në shtëpinë e tyre, kur ndodhen në Evropë, pavarësisht nga vendi ose shteti. Përshembull një shqiptarët që shkon në Madrid, Paris, Milano, edhe pse ndodhet jashtë do të ndjehet si në shtëpinë e tij, sepse me siguri do të gjej dhe do të takoj një kushëri, një vëlla, një mik, një dajë, ose tek e fundit disa shqiptarët të tjerë, të cilët do t’i njoh rastësisht dhe do e ftojnë tek shtëpia e tyre për t’i ofruar një kafe turke, do të vendosin muzikë shqiptare në sfond, do t’i ofrojnë cigare ashtu siç e ka zakon shqiptari etj. Bukuria e të qenit në Evropë është, kur ulesh në një bar në Milano apo në Paris dhe dëgjon, se në njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë fliten më shumë se tre gjuhë të huaja: dëgjon frëngjisht që flitet nga një grup të rinjsh francez që janë ulur në një tavolinë afër teje, të cilët kanë ardhur me pushime në Italia; dëgjon në një tavolinë tjetër një grup tjetër spanjollësh që flasin spanjisht dhe po ashtu edhe të folurën tënde shqipe që po bisedon me miqtë e tu shqiptarë që ke ftuar në tavolinë. Kjo është e bukura e Evropës së bashkuar, sepse të gjithë së bashku pavarësisht nga origjina e tyre nacionale jetojnë në paqe dhe harmoni, ku të gjithë mund të mësojnë diçka të re dhe të dobishme nga të tjerët dhe në fund që të gjithë ndjehen të barabartë si qytetarë evropian të Kontinentit Evropian.
Kjo Evropë e bashkuar ka një histori fantastike për të treguar: historinë e ekspansionit të lirisë. Në kulmin e luftë së dytë botërore, në 1942 ishin vetëm katër shtete le të themi të lira në Evropë: Britania e Madhe, Zvicra dhe Irlanda. Në vitin 1962, pjesa më e madhe e Evropës perëndimore ishte e lirë me përjashtim të Spanjës dhe Portugalisë. Në vitin 1982 Evropës së bashkuar i shtohet edhe gadishulli Iberik dhe, pas një periudhe diktature edhe Greqia. Megjithatë, zona e Evropës Lindore nuk ishte akoma e lirë. Sipas Freedom House, në vitin 2002, ishte vetëm një vend jo i lirë në Evropë, Billrusia, dhe në Evropën e re lindore dhe jug-lindore disa shtete ishin akoma të konsideruara të lira në mënyrë të pjesshme.Me zgjerimin e fundit të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, pjesa më e madhe e vendeve evropiane janë bërë anëtare të të njëjtëve komuniteteve politike dhe ekonomike, të njëjtave organizatave për sigurinë, me të drejta dhe detyrime të barabarta. Kjo nuk ishte verifikuar asnjëherë më parë në histori që Evropa të ishte kaq afër bashkimit vullnetar, të lirë dhe demokratik (Me mjetet e forcës disa herë është tentuar që Evropa të bashkohej nën hegjemoninë e një vendi të vetëm. Mjafton të përmendin rastin e luftës së I botore dhe të luftë së II botërore).Megjithatë, kushti i lirisë tek çdo individ nuk lind automatikisht me faktin se i përket Bashkimit Evropian si qytetarë i saj, sepse vendi yt është bërë anëtar me drejta të plota përmes një procesi demokratik. Duhet të jesh i lirë për faktin se je edhe evropian autokton dhe jo vetëm pse je bërë zyrtarisht qytetar i Evropës së bashkuar. Megjithatë, mendoj se fakti ose qëllimi për tu bërë qytetar i Evropës së bashkuar të ndihmon shumë për të qenë edhe i lirë. Mbi të gjitha, është magnetizmi i lirisë dhe i prosperitetit që ka Evropa e bashkuar, që të bën për vete dhe që të shtyn gjithmonë e më shumë për t’iu afruar dhe për t’iu bashkuar asaj. Për shkak të këtij magnetizmi polakët, spanjollët, çekët, portugezët, rumunët, bullgarët, u përpoqën me çdo kush duke bërë edhe reforma sakrifikuese për tu bërë sa më shpejt që ishte e mundur anëtarë të Evropës së bashkuar. Këto vende kanë plotësuar kërkesa të rëndësishme të cilat janë të formalizuara tek Kriteret e Copenaghen-it të Bashkimit Evropian dhe përshijnë elementët themelore që karakterizojnë lirinë si: zgjedhjet e lira, parësia e ligjit, tregu i lirë, respekti i të drejtave individuale dhe i minoriteteve. Për shembull për polakët dhe spanjollët fitimi i lirisë dhe hyrja në Evropë kanë ecur me të njëjtin hap.
Zgjerimi i lirisë është historia e suksesit të madh që ka realizuar Evropa në gjashtëdhjetë vitet e fundit që e ndajnë nga lufta e dytë botërore. Edhe pse Evropa e Bashkuar tashmë ka 27 anëtarë, duhet të jemi të bindur se procesi i zgjerimit evropian nuk është dhe nuk duhet të konsiderohet i plotësuar dhe i mbyllur. Mund të themi se deri tani përsa i përket procesit të zgjerimit, Evropa e bashkuar ka bërë vetëm gjysmën e rrugës. Nga zgjerimi i fundit janë anëtarësuar dhe dy vende të tjera ballkanike si Rumania dhe Bullgaria. Megjithatë, kush do të ishte justifikimi për të mos anëtarësuar vendet e Ballkanit perëndimor, të cilët pasi të plotësojnë Kriteret e Kopenaghen-it me drejtë duhet të bëhen anëtarë zyrtarë të Bashkimit Evropian. Pastaj, kush do të ishte arsye për të lënë jashtë shtetin më të ri në Evropë, Kosovën, e cila me siguri do të jetë në gjendje në një të ardhme të afërt të plotësoj kërkesat e anëtarësimit? Kush do të ishte arsyeja e mos anëtarësimit të Shqipërisë, e cila mes tranzicioni dhe të ardhmes po përpiqet me çdo kusht të behët anëtarë me të drejta të plota? Kush do i thoshte jo Shqipërisë, e cila për shkak të lidhjes historike dhe pozicionit gjeografik ka një rol të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon. Pastaj, e kush mund të lerë jashtë Norvegjinë, Zvicrën ose Islandën nëse dëshirojnë të bëhen vende anëtare? Me gjithë këto anëtarësime të reja, të cilat janë të mundshme dhe të pashmangshme, Evropa e 27 vendeve aktuale do të bëhej me 37 vende anëtare.
Përtej vendeve Ballkanike që mund të bëhen të gjithë vende anëtare brenda këtyre njëzet viteve, Evropa e bashkuar duhet t’i thotë po edhe Turqisë, por jo vendeve të tjera lindjes së afërme, përfshi edhe disa vende të Afrikës veriore si Maroku. Evropa e bashkuar duhet t’i thotë po Ukrainës, Billrusisë dhe Moldavisë, por duhet t’i thotë jo Rusisë si dhe shteteve të Kaukazit. Kjo zgjedhje e dhimbshme është e justifikuar nga politika aktuale nga historia e kaluar dhe kultura. Deri tani Maroku është i vetmi vend që i është mohuar e drejta për të kërkuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me motivin se nuk është një vend evropian.Në 2025 vendi anëtarë i Bashkimit Evropian mund të jetë Ukraina. Me pranimin e Ukrainës dhe Billrusisë, pas Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Bashkimi Evropian mund të kaloj të ashtuquajturin civilizim huntigtoniane. Sipas Samuel Huntington, bota e krishterë ortodokse është një botë e ndarë ashtu si islami: ajo që Evropa mund të bëj në 20 vitet e fundit është të deklaroj se Samuel e ka gabim ndarjen e civilizimeve sipas feve. Duke pranuar Ukrainën, Bashkimi Evropian do të përforconte stabilitetin politik të pikërisht kufijve lindor.Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të qëndrojnë aspak mënjan këtij proces mjaft të rëndësishëm politik, ekonomik dhe strategjik. E ardhmja e Shqiptarëve është vetëm në Evropën e Bashkuar. Nuk e kam fjalën vetëm për qytetarët e Shqipërisë zyrtare, por edhe për shqiptarët që janë autokton përtej këtyre kufijve zyrtarë të Shqipërisë. Procesi i Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një proces i pandalshëm dhe që nuk ka kthim mbrapa.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi