Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pastrimi pranveror kundër alergjisë Empty Pastrimi pranveror kundër alergjisë

Mon 23 Apr 2012 - 17:54
Mënyra më e mirë e luftimit të alergjisë është shumë e thjeshtë: pastrimi i rregullt i hapësirës në të cilën jetojmë.Teshtitja, kolla, rrjedhja e hundës, kruarja dhe përlotja e syve... Sot, miliona njerëz në gjithë botën vuajnë nga alergjia, e pikërisht këto simptoma janë reaksion i organizmit ndaj alergjenëve që gjenden gjithkund rreth nesh.Mënyra më e mirë e luftimit të alergjisë është pastrimi i rregullt i hapësirës në të cilën jetojmë. Ja se si do të shkëlqejë shtëpia juaj, pesë rregulla të arta të pastrimit pranveror:1. Sipërfaqet e rrafshëta më së miri fshihen me leckë të lagur, me mikrofije, e cila e mbledh edhe pluhurin më të imët.

2. Thithet pluhuri edhe nga librat dhe nga ‘mbledhësit’ e tjerë të pluhurit.

3. Shfrytëzohet thithësja me filtra të mirë të ajrosjes. Thithësja e tillë mund të shërbejë edhe si pastruese e ajrit, sepse e tërheq pluhurin dhe ajrin e ndotur.

4. Duhet ajrosur e duhet thithur mirë edhe dysheku, një herë në javë duhet ndërruar çarçafët.

5. Vendet e nxehta në shtëpi duhet pastruar e dezinfektuar mirë (kuzhina dhe banja).

/Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi