Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tabaku: Projekte për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore Empty Tabaku: Projekte për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore

Tue 24 Apr 2012 - 15:08
Tabaku: Projekte për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore Jorida-Tabaku-buzeqesh-me-femijetTabaku: Projekte për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore Jorida-Tabaku-me-femije-noaTiranë, 23 prill 2012, NOA- Bashkia e Tiranës ka nisur promovimin e trashëgimisë kulturore të Tiranës, ku sot me në krye nënkryetaren e Bashkisë Jorida Tabaku ky tur ka nisur me nxënës dhe studentë, të cilët janë njohur me disa nga monumentet historike e kulturore.

Siç raporton noa.al, turi ka nisur nga Kulla e Sahatit, për të vijuar në kompleksin e Toptanëve, Urën e Tabakëve, Mozaikun e Tiranës etj.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Tabaku u shpreh se, “Për ne ka shumë rëndësi të kuptojmë, se monumentet kulturore dhe trashëgimia kulturore e qytetit, nuk është vetëm këtu në qendër por ka shumë monumente të trashëgimisë kulturore, të cilët bashkarisht me Ministrinë e Kulturës po i identifikojmë, po përgatisim një bazë të dhënash për të gjithë këto monumente dhe do të përpiqemi maksimalisht që një ndër projektet kryesore të Bashkisë, të jetë mirëmbajtja, gjallërimi i këtyre monumenteve, në mënyrë që të organizohen sa më shumë ture si ky i sotmi”.

Në vijim ajo prezantoi edhe projektin e ri të Bashkisë, të titulluar “Monumentet flasin”, duke mundësuar që trashëgimia kulturore e qytetit të Tiranës, të vizitohet nga të gjithë turistët dhe kushdo që të vijë në Tiranë, të ketë informacion të bollshëm, të detajuar, për të gjithë këto monumente kulture.

“Ne po përgatisim këtë informacion, po punojmë intensivisht, për ta bërë Tiranën atraktive, si nga pikëpamja turistike, nga pikëpamja e biznesit, por njëkohësisht edhe nga pikëpamja e trashëgimisë kulturore, kështu që unë e konsideroj këtë projekt si të parin në këtë fushë, por njëkohësisht si iniciatorin e projekteve gjatë katër viteve të ardhshme, për të rigjallëruar identitetin tiranas, për të rigjallëruar identitetin e trashëgimisë kulturore dhe për të ruajtur trashëgiminë kulturore. Ne do të përpiqemi maksimalisht, nëpërmjet instrumenteve të planifikimit që kemi në dorë, të mos ta cenojmë atë, por ta mbrojmë dhe ta rigjallërojmë”, u shpreh Tabaku.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi