Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Basha: Në 4 vite do dyfishohen hapësirat e gjelbra Empty Basha: Në 4 vite do dyfishohen hapësirat e gjelbra

Tue 24 Apr 2012 - 16:34
Tiranë, 22 prill 2012, NOA- Me rastin e ditës së Tokës, kryebashkiaku Lulzim Basha u shpreh se brenda katër viteve do dyfishohen hapësirat e gjelbra në kryeqytet.“Të dyfishojmë gjelbërimin në katër vitet e ardhshme dhe më këtë qëllim Bashkia e Tiranës ka nisur një program intensiv mbjelljesh të pemëve të qytetin tonë, në parkun ekzistues dhe po kështu po planifikon hapjen e një parku tjetër të madh, parkut të Paskuqanit në veri të Tiranës. Të kontribuojmë sa më shumë, në pastrimin e ajrit nëpërmjet përdorimit të ndërgjegjshëm të mjeteve të trasportit, përdorimit të makinave personale vetëm atëherë kur janë të domosdoshme, një rikthimi tek ecja, biçikleta e transporti publik”, u shpreh Basha, raporton noa.al

Më tej ai bëri të ditur se brenda këtij vitit do të përfundojnë investimet për furnizimin me ujë të qytetarëve të Tiranës dhe njëherësh kërkoi ndërgjegjësim për përdorimin e ujit.

Kryebashkiaku iu bashkua edhe iniciativës së ndërmarrë nga vullnetarë dhe qytetarë të Tiranës në aktivitet në dobi të mjedisit në zonën e Liqenit, ku gjatë gjithë ditës sot kanë ndërmarrë një numër aktivitetesh si pastrim, mbjellje lulesh, bimësh dekorative si dhe 180 fidanë të rinj të pemëve në këtë park.

Kreu i Bashkisë, ndërsa është bërë dhe vetë pjesë e mbjelljes së fidanëve të rinj dhe bimëve dekorativë, tha se kjo nismë përkon me angazhimin e Bashkisë për të mbjellë gjatë këtij viti mbi 10 mijë fidanë, si dhe me krijimin e hapësirave të gjelbra anë e mbanë lagjeve, ku ka hapësira publike të lira, aty ku ka degraduar gjelbërimi i dikurshëm, me qëllimin që gjelbërimi të jetë një realitet i prekshëm anë e mbanë qytetit për qytetarët, jo vetëm në parqet kryesore apo në qendër të Tiranës.

Një nga aktivitetet e organizuara në këtë ditë ishte edhe panairi me materiale të riciklueshme, i hapur në rrugën pedonale "Murat Toptani", që i kushtohet sensibilizimit për mbrojtjen e mjedisit.

a.y/noaa.al
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Basha: Në 4 vite do dyfishohen hapësirat e gjelbra Empty Re: Basha: Në 4 vite do dyfishohen hapësirat e gjelbra

Tue 24 Apr 2012 - 19:14
Vrases qe drejton bashkine e TIRONES Basha: Në 4 vite do dyfishohen hapësirat e gjelbra 2585209286 Basha: Në 4 vite do dyfishohen hapësirat e gjelbra 2421821043
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi