Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fëmija me kurriz breshke i nënshtrohet operacionit (foto) Empty Fëmija me kurriz breshke i nënshtrohet operacionit (foto)

Thu 26 Apr 2012 - 17:58
Fëmija me kurriz breshke i nënshtrohet operacionit (foto) 187-226x300Jeta e 6-vjeçarit Didier Montalvo nga Kolumbia ishte shumë e vështirë deri më sot. Vogëlushi vuante nga një sëmundje e rrallë, e quajtur Congenital Melanocytic Nevus, si pasojë e së cilës, një masë e madhe mishi i huaj që ngjante si zhguall breshke, i kishte mbuluar gjithë kurrizin.

6-vjeçari quhej “njeriu breshkë”, për shkak të mishit të huaj që mbarte me vete. Tashmë, pas operacionit të kryer nga një kirurg britanik, ai mund të shpresojë për një jetë më të mirë.

Edhe pse nëna e tij Luz, e dinte se ky mish i huaj mund t’i kthehej në një sëmundje vdekjeprurëse, nuk kishte kushtet ekonomike për të kryer operacionin. Familja ishte izoluar në fshatin ku jetonte, pasi bashkëfshatarët e saj supersticiozë besonin Luz mbeti shtatzënë gjatë eklipsit të diellit, ndaj dhe fëmija lindi me këtë defekt, citon albobserver.com.

Madje ata shprehnin frikën se brenda vogëlushit kishin hyrë shpirtrat e këqinj, ndaj dhe atij i ndalohej të shkonte në shkollë. Madje nuk lejohej as të pagëzohej.

“Dua të rritem, thoshte vogëlushi, por kjo masë mishtore më pengon”.

Tashmë që kirurgu Neil Bulstrode mori përsipër të kryente operacionin falas, Didier shpreson që jeta e tij të normalizohet dhe të jetë si e bashkëmoshatarëve të tij. /albobserver.com/
Fëmija me kurriz breshke i nënshtrohet operacionit (foto) 188
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi