Ingrid Gjoni bëhet nënë! Vjen në jetë Paridi…
Thu 26 Apr 2012 - 18:37
Nënë për herë të parë u bë ditën e djeshme këngëtarja Ingrit Gjoni, duke përjetuar emocionet më të fuqishme në jetën e saj.
Ajo solli në jetë një djalë të shëndetshëm, i cili quhet Parid. Ky është pa dyshim, fryti i dashurisë së saj disavjeçare me Genti Marën dhe që të dy janë të lumtur që në jetën e tyre erdhi një engjëll i vogël.
Këngëtarja seksi ishte e shtruar në spitalin privat “Hygeia”, madje në të njëjtën suitë ku kishte lindur edhe motra e saj, Inisi, pak muaj më parë. Ajo ishte shumë e lumtur që u bë nënë, ndërkohë që urimet e buqetat me lule kishin zbukuruar akoma më shumë atmosferën. Gjithsesi, miqtë që e vizituan në maternitet, thanë se binte në sy dhurata që Genti i bëri të zgjedhurës së zemrës së tij, një buqetë me plot 100 trëndafila të bardhë.
Paridi i vogël (emër prijësi, i zgjedhur nga Genti) thuhet se i ngjan të atit. Gjithsesi, është shumë shpejt për të nxjerrë një rezultat të tillë, pasi fëmijët e vegjël ndryshojnë me ditë. Kur të rritet edhe pak, ai do të luajë me kushërirën e tij të parë, Coco Antonel (vajzën e Inis Gjonit) me të cilën ka pak muaj diferencë.
Ne i urojmë çiftit Gjoni – Mara, t’ju rrojë djali dhe qofshi përherë të lumtur! /albobserver.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi