Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Historia e një 19-vjeçari që ka moshën e “tranzicionit shqiptar” Empty Historia e një 19-vjeçari që ka moshën e “tranzicionit shqiptar”

Tue 1 May 2012 - 21:53
Historia e një 19-vjeçari që ka moshën e “tranzicionit shqiptar” Ermal-sharku-jetim-300x199

Emanuela Sako

Të gjithë e njohin si tip të lëvizur dhe mjaft të qeshur, por brenda vetes ai mban një dramë të madhe familjare. Ai është, 19-vjeçari Ermal Sharku, fëmijë i një çifti të kurorëzuar dhe me 3 fëmijë. Ermali ka një histori që askush nuk do të dëshironte ta dëgjonte.



Babai emigrant, viktimë e xhelozisë

Ka lindur në qytetin e Lushnjes, me prindër të martuar dhe ka edhe dy vëllezër të tjerë më të mëdhenj. Babai i tij punonte si shofer transporti me linjat interurbane dhe i mbetej shumë pak kohë të qëndronte me familjen. Kjo ishte edhe arsyeja e konfliktit në çift. Babai nuk e njohu si fëmijën e tij, duke akuzuar nënën. Për këtë arsye, Ermali dy muajsh dhe vëllai i tij, 3-vjeçar përfunduan në jetimore. Vetëm vëllai i madh, qëndroi pranë familjes. Ermali u dorëzua në jetimoren e Durrësit, më pas në atë të Shkodrës dhe në moshën 14-vjeçare në Tiranë, ku nisi dhe shkollën profesionale për Teknologji Ushqimore. Ajo që është më e rëndë për të fillon pas moshës 15-vjeçare



Jashtë nga shkolla, jashtë nga dhoma

Ai ishte në vit të parë për Teknologji Ushqimore, pranë shkollës Hoteleri-Turizëm, por pas një viti përjashtohet nga shkolla. Ai shprehet se nuk i kishte qejf rregullat e shkollës, megjithëse donte ta mbaronte. Nuk ishte i rregullt në mësime, sepse ishte më shumë i dhënë pas prapësirave prej adoleshenti dhe neglizhonte orët e mësimit. Për këtë arsye, drejtori i shkollës e përjashtoi nga shkolla dhe detyrimisht u përjashtua edhe nga konvikti. (sipas rregullores, një nxënës që ndërpret shkollën përjashtohet edhe nga konvikti dhe nuk merr asnjë përfitimin nga shteti, pavarësisht se gëzon statusin e jetimit).

“U përjashtova nga shkolla sepse mbusha numrin e mungesave. Nuk isha i prerë për mësime, megjithëse shkollën doja ta përfundoja sepse kisha strehim falas në konvikt dhe njëkohësisht veshjet dhe ushqimin. Pasi më përjashtuan nga shkolla të gjitha përfitimet nga shteti i humba. Mbeta i vetëm dhe pa asnjë mbështetje. Flija në stolat e shkollës teknologjike, për 3 muaj me radhë. Më pas rrija tek ndonjë shok nga të jetimores dhe tashmë një shoku im më ka pranuar në dhomë, ku rrinë të gjitha familjet jetime, brenda territorit të shkollës Hoteleri-Turizëm”, – shprehet Ermali.



Rikthimi te prindërit, i pamundur

Prindërit nuk e takuan asnjëherë gjatë kësaj kohe. Një vit më parë ai kërkoi që të njihte të vërtetën e tij, nga gjyshja që për të është u vetmi person që ai do. Ajo i tregoi për keqkuptimet e prindërve dhe ndarjen e tyre. Aktualisht të dy prindërit janë rimartuar dhe kanë krijuar familjet e tyre, nëna në Lushnje dhe babai në Gjermani me vëllanë e madh. Një vit më parë babai iu afrua duke i thënë “biri im”, por Ermali e largoi duke e fyer. Sipas tij, ishte një gjest hipokrit dhe ca fjalë të shtirura, të cilat nuk dëshiron t’i dëgjoj nga askush.



E vetmja zgjidhje është punësimi

Punësimi është zgjidhje, por është i pamundur. Ermali tregon se ka bërë takime me përfaqësues të Ministrisë së Punës, por askush nuk e ndihmoi. Tashmë nuk ka një strehë, nuk ka arsim dhe nuk mundet të jetojë. Si do ta shkruajmë kronikën e ardhshme të Ermalit? Këtë përgjigje është mirë ta mendojnë ata që merren me politikat dhe të rinjtë.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia e një 19-vjeçari që ka moshën e “tranzicionit shqiptar” Empty Re: Historia e një 19-vjeçari që ka moshën e “tranzicionit shqiptar”

Tue 1 May 2012 - 22:26
Eh dhe te ishte i pari apo i fundit! smile-

Tema shkon ne koktejl diskutimesh
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Historia e një 19-vjeçari që ka moshën e “tranzicionit shqiptar” Empty Re: Historia e një 19-vjeçari që ka moshën e “tranzicionit shqiptar”

Tue 1 May 2012 - 22:32
sa keq kush ja ferkon koken jetimit Historia e një 19-vjeçari që ka moshën e “tranzicionit shqiptar” 482245
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Historia e një 19-vjeçari që ka moshën e “tranzicionit shqiptar” Empty Re: Historia e një 19-vjeçari që ka moshën e “tranzicionit shqiptar”

Wed 2 May 2012 - 8:02
histori e dhimshme.....kot sthon jetimi ska fat
Sponsored content

Historia e një 19-vjeçari që ka moshën e “tranzicionit shqiptar” Empty Re: Historia e një 19-vjeçari që ka moshën e “tranzicionit shqiptar”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi