Njerëzit fillojnë të besojnë në Zot kur i afrohen vdekjes
Wed 2 May 2012 - 2:53
Rreth ditëlindjes së 58-të njerëzit gjithnjë e më shumë i kthehen anës religjioze të jetës, sepse bëhen të vetëdijshëm për vdekshmërinë dhe dëshirojnë të gjejnë idealet që ua ofrojnë kuptimin dhe ngushëllimin e nevojshëm.Më pak se 23 për qind e njerëzve më të rinj se 27 vjet besojnë fuqishëm në Zot, ndërsa në mesin e atyre më të moshuar se 68 vjeç, 43 për qind e tyre janë besimtarë të fortë. Këtë gjë e ka vërtetuar studimi i Qendrës Nacionale Amerikane për hulumtim të opinionit.Hulumtimi ka grumbulluar të dhënat prej 30 vendeve të ndryshme, duke përfshirë Australinë, Evropën, Amerikën Jugore, SHBA-në, Zelandën e Re, Filipinet, Japoninë dhe Izraelin.
Njerëzit më religjiozë janë ata më të moshuar, ndërsa shumë prej tyre që nuk kanë qenë religjiozë gjatë tërë jetës, në pleqëri kanë gjetur diçka në të cilën besojnë, shkruan Reuters.
“Duke vëzhguar dallimet në bindjet fetare sipas grup-moshave, ndryshimi më i madh paraqitet rreth vitit të 58-të të jetës. Atëherë njerëzit bëhen më të vetëdijshëm për vdekshmërinë e vet dhe kërkojnë më shumë ideale që u japin kuptim dhe ngushëllim”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Tom Smith.
Gjatë dy dekadave të fundit numri i besimtarëve në mënyrë të moderuar është reduktuar në shumicën e vendeve, ndërsa përjashtim përbëjnë Izraeli, Sllovenia dhe Rusia ku ka gjithnjë e më shumë besimtarë. Besimi fetar është ende më i forti në vendet katolike, edhe pse edhe atje ka gjithnjë e më shumë ateistë, kanë deklaruar hulumtuesit.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi