Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Politikë pa ndërgjegje dhe emancipim Empty Politikë pa ndërgjegje dhe emancipim

Wed 2 May 2012 - 3:09
Gjon Neçaj

Politikanët shqiptarë këto dy dekada pluralizmi politik kanë gëzuar pafundësisht privilegje, por asnjëherë nuk kanë dhënë para popullit të tyre llogari për mbajtjen e fjalës së dhënë në fushata elektorale apo tubime të ndryshme.

Kjo sindromë e keqadministrimit të politikës ka sjellë pasoja të pariparueshme, ndërsa politikanët i ka bërë të pabesueshëm, ku gëlojnë vetëm të këqijat në mendjet e tyre të çoroditura. Ne si komb që pretendojmë të jemi pjesë e perëndimit, a mund të jemi realisht me këtë politikë të papërgjegjshme dhe e papërfillshme për fatet e tij? Shqiptarët kanë dekada që aspirojnë të ecin përkrah kombeve të civilizuara, por pa vetëdije të qartë.

Politika jonë asnjëherë nuk ka kërkuar modele të shpjegueshme për kuptuar se si ecet krah kombeve dhe vendeve të civilizuara të Evropës. Asnjë rast në jetën shqiptare të këtyre dy dekadave nuk ka ndodhur që një politikan të pranojë dështimin, të kërkojë falje për mosmbajtjen e fjalës së dhënë, të kërkojë falje për ato që i kanë premtuar elektoratit dhe të japë dorëheqje.

Asnjë kryetar komune apo bashkie, asnjë deputet i parlamentit, qeveritarë apo drejtor drejtorie nuk ndjen keqardhje për krizën ekonomike, rritjen e çmimeve, aksidentet rrugore e shumë të tjera. Është momenti për reflektim, o sot o kurrë. Të reflektojmë të gjithë për të mirën e përbashkët. Për këtë, duhet të gjithë të vetëdijësohemi sepse shteti është bashkësi e njerëzve ku të gjithë duhet të kontribuojnë.

Ndërkaq klasa politike duhet t’i vërë gishtin kokës dhe të emancipohet më përpara se vetë populli ashtu siç ndodh në vendet e demokracisë së zhvilluar, pasi dihet se tek ne emancipimi popullor është shumë më përpara se emancipimi politik.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi