Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ndan gruan në transmetim direkt Empty Ndan gruan në transmetim direkt

Wed 2 May 2012 - 3:25
Keni udhëtuar ndonjëherë për punë në qytetin më të afërt pa i marrë leje partnerit? Në Arabinë Saudite, kjo mund të bëhet shkak për divorc. Një burrë në Arabinë Saudite u nda nga e shoqja, pasi kjo e fundit “nuk iu bind”, duke shkuar në një udhëtim pune pa lejen e tij.Burri telefonoi gjatë një programi në radio, ku iu ankua për sjelljen e gruas së tij një dijetari islam me emrin Sheikh Ghazi al-Shammari. Ai u shpreh se e shoqja i kishte ofenduar burrërinë duke udhëtuar nga Jeddah në kryeqytetin Riyadh për një konferencë, vetëm dhe pa aprovimin e bashkëshortit.

Dijetari Al-Shammari i këshilloi burrit ta ndante gruan. “Një grua e tillë është e dyshimtë sepse ka këmbëngulur të udhëtojë vetëm dhe pa një arsye bindëse. Unë nuk u nguta t’i jepja këshilla sepse e pashë se çështja ishte e rrezikshme, por ne nuk duhet të heshtim para të tilla rastesh”, i ka thënë “këshilluesi” më vonë televizionit Al Arabiya.

Telefonuesi vendosi të ndiqte këshillën e tij dhe e ndau të shoqen gjatë transmetimit direkt, por dijetari islam i këshilloi të ribashkohej me të nëse ajo pendohej për veprimin.

Në Arabinë Saudite, procedurat e divorcit janë shumë të lehta për burrat. E vetmja gjë që duhet të bëjnë është të thonë tri herë se duan të ndahen nga gruaja. Tri javë më parë, një arab e ndau të shoqen vetëm duke i dërguar një sms.

Më pas ai u telefonoi dy të afërmve të tij për të konfirmuar ndarjen. Vetëm pak ditë më pas, gjykata vendosi për zgjidhjen e kurorës pas kërkesës së bashkëshortit dhe dëshmisë së dy të afërmve të vënë në dijeni.

Ndërsa për gratë arabe, procedurat janë shumë herë më të vështira dhe mund të zgjasin me muaj të tërë. Ato duhet të ndjekin proceset gjyqësore që zvarriten pa fund ose të zgjedhin opsionin e përshpejtimit të procesit, i cili kërkon shpenzime shtesë.

Rruga drejt divorcit bëhet edhe më e vështirë për shkak të mungesës së bashkëshortëve në seancat gjyqësore, edhe pse gjykatësi ka të drejtë të lëshojnë një urdhër që i detyron ata të marrin pjesë në gjyq.

Arabia Saudite renditet ndër vendet me shifrat më të larta të divorcit, mbi 18 765 divorce gjatë vitit 2010, ndryshe një divorc çdo gjysmë ore. / Gazmira Ndoja
zog
zog
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 162
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne t'arushës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/12/2011

Ndan gruan në transmetim direkt Empty Re: Ndan gruan në transmetim direkt

Wed 2 May 2012 - 10:33
si esht puna ,,

ca e kerkojn me deshperim te bashkohen (kurorezimin) , ca te ndahen...e ca heqin zit e ullinit...

thelbi ksaj ?
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ndan gruan në transmetim direkt Empty Re: Ndan gruan në transmetim direkt

Wed 2 May 2012 - 12:48
sa e forte kjo gja.......
Sponsored content

Ndan gruan në transmetim direkt Empty Re: Ndan gruan në transmetim direkt

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi