Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Michael donte të martohej me Whiteny-n Empty Michael donte të martohej me Whiteny-n

Wed 2 May 2012 - 3:28
Message reputation : 100% (1 vote)
Michael donte të martohej me Whiteny-n Whitney-houston1-300x285Michael Jackson e dashuronte Whitney Houston dhe dëshironte të martohej me të. Dy yjet e muzikës amerikane, të cilët tashmë kanë ndërruar jetë, kanë kaluar shumë kohë së bashku në Neverland, ferma e Jackson, para se marrëdhënia e tyre sentimentale të merrte fund. Një prej truprojave të Jackson, Matt Fiddes, i ka treguar për lidhjen e dy yjeve të popit të përditshmes britanike “The Sun”.

“E doja shumë Michael-in dhe mendoj se ka ardhur momenti të heq nga këpucët gurët që më kanë bezdisur prej vitesh, – është shprehur ai në mënyrë figurative. – Në këtë mënyrë do t’u jepet fund zërave që thoshin se Michael ishte pedofil”.



Tërheqje që në momentin e parë

Fiddes, kampion në artet parciale, tregon edhe pikat e dobëta të yllit të “Thriller” si impotencën për shkak të abuzimit shumëvjeçar me drogën, anoreksinë, obsesionin për flokët që i binin dhe simpatinë për nazistët. Po mbi të gjitha “sekretet” e Michael Jackson spikat lidhja me Whitney Huston, një histori që nisi në vitin 1991, kur të dy ishin në kulmet e karrierave të tyre.Michael donte të martohej me Whiteny-n Whitney-houston-michael-jackson-202x300Jackson ishte 31 vjeç dhe Huston 28. “U takuan në një studio dhe menjëherë patën tërheqje për njëri-tjetrin. Ata kuptoheshin shumë mirë dhe kishin të njëjtat pikëpamje për shumicën e gjërave. Whitney për pak sa nuk u zhvendos në fermën e Michel, i cili vazhdoi të shpresonte për vite me radhë se ata mund të riktheheshin bashkë”, thotë Fiddes.

Lidhja e tyre zgjati vetëm disa javë, por Michael nuk e harroi kurrë kolegen, as kur ajo u lidh për një kohë të gjatë me vëllanë e tij, Jermaine Jackson. 10 vjet më vonë, ata u takuan sërish në një koncert në Madison Square Garden, por jetët e tyre ishin shkatërruar nga droga. / G.N.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi