Goditja fatale e “knock out”, i thyen fytyrën
Wed 2 May 2012 - 3:39
Goditja fatale e knock out i ka qënë fatale për boksierin Tony Pietrantonio, duke i shëndëruar fytyrën totalisht.
Fotot u kapën gjatë ndeshjes mes Tony Pietrantonio dhe amerikanit Lavarn Harvell.
Ishte pikërisht Harvell që i dha këtë goditje shkatërruese rivalit të tij, duke e eliminuar në sekondën e 31-të të raundit të tretë.
23-vjeçari Harvell, i njohur edhe si “Baby Bowe” për shkak të ngjashmërisë së tij me ish peshëngritësin kampion Riddick Bowe, deklaroi:
“E ndjeva grushtin që i dhashë deri në krahun tim. Menjëherë e kuptova që rivali që kisha përballë nuk do të ngrihej dot. Isha kaq i entuziazmuar sa që fillova të kërcej përpara simpatizantëve të mi. Por shpejt e kuptova sesa keq e kisha goditur”, vazhdon ai.
Pietrantonio, i cili pranoi të merrte pjesë në ndeshje vetëm tre ditë më parë, ra pa ndjenja në ringun e Antlantic City në Nju Xhersi.
Arbitri David Fields ndaloi menjëherë ndeshjen dhe u kërkoi mjekëve të kujdeseshin për boksierin që ishte rrëzuar në ring pa ndjenja. Por pak minuta më vonë, Pietrantonio u ngrit në këmbë dhe përshëndeti adhuruesit e tij, të cilët u shqetësuan për gjendjen e tij shëndetësore. /E.L/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi