Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kur të dashurit na lënë, truri ynë “çmendet” Empty Kur të dashurit na lënë, truri ynë “çmendet”

Mon 2 Aug 2010 - 0:54
Kur të dashurit na lënë, truri ynë “çmendet” Cuorenellemani

Nju Jork, 8 Korrik, NOA – Dashuria është si një varësi nga droga dhe për fat të keq, kur ajo përfundon, mund të shkaktojë simptomat e tërheqjes dhe pasojat e kësaj mund të jenë të paparashikueshme. Ky fakt del nga një studim i fundit, i publikuar në gazetën “Neurophysiology” nga studiuesit Lucy Broën dhe Sauli Korey të universitetit Yeshiva në Nju Jork.

Ekspertët analizuan përmes imazhit të rezonancës magnetike se çfarë ndodh në trurin e 15 studentëve të universitetit kohët e fundit të braktisur nga të dashurit e tyre.

Vullnetarët janë testuar në momentet e dridhjes së trurit të tyre, ndërsa kanë marrë vesh se të dashurit e tyre i kanë lënë.

Dhe është vënë re sesi zona nervore hiper-aktive të ndryshme kanë reaguar në mënyra të ndryshme.

E tillë ka qenë edhe ajo para-ballore dhe e lëvores orbito-frontale në tru, e cila lidhet me dëshirën dhe varësinë, në veçanti me sistemin e varësisë që krijohet nga kokaina dhe drogat e tjera.

Që të gjitha këto reagime shoqërohen edhe me dhimbje fizike apo edhe stres.

Studimi tregon në fund se braktisja nga ana e më të dashurve, gjeneron reagime të çmendura në tru për dashurinë e pikëlluar, aq të çmendura saqë ndonjëherë mund të çojë në gjeste të paparashikuara si ai i vetëvrasjes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi