Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Puthja e kapur ‘mat’ e David dhe Victoria Beckham Empty Puthja e kapur ‘mat’ e David dhe Victoria Beckham

Fri 4 May 2012 - 14:45
Message reputation : 100% (1 vote)
Puthja e kapur ‘mat’ e David dhe Victoria Beckham David-posh1336052380_thumb_baza2237_150Çifti i të famshmëve, David dhe Victoria Beckham janë bërë sërish protagonistë. Të dy kanë qenë duke parë një ndeshje basketbolli të NBA-së, midis LA Lakers dhe Denver Nuggets, kur puthja e shkëmbyer mes të dyve në një moment afrimiteti është transmetuar ‘live’ menjëherë në ekranin e madh të pallatit të sportit ku zhvillohej ndeshja.Të dy, veçanërisht Victoria, janë ndjerë fillimisht të sikletosur, por më pas e kanë kaluar në mënyrë gazmore dhe me sportivitet këtë çast shumë të këndshëm për të tjerët të pranishëm në ndeshje. Ata janë habitur kur kanë parë njëri-tjetrin në ekranin e madh, aty ku zakonisht shënohen pikët, ku ekrani ishte zbukuruar edhe me zemra të vogla dhe shkrimin ku lexohej “Më puth”.
David dhe Victoria e kaluan duke qeshur situatën dhe deshën s’deshën, e ndanë puthjen e tyre me 20.000 mijë të pranishmit e tjerë në ndeshjen e NBA. Çifti simpatik është martuar në vitin 1999 dhe kanë sjellë në jetë katër fëmijë, tre djem dhe vajzën e tyre të vogël, e cila ka lindur rreth 1 vit më parë. David dhe Victoria gjithmonë arrijnë të tërheqin vëmendje kudo që janë; ajo me look-un e veçantë dhe gjithmonë të kuruar në çdo detaj, ai si një futbollist shumë i talentuar, por edhe një mashkull simpatik dhe i adhuruar nga shumë femra. Kështu që të dy të kombinuar bashkë, nuk kishin se si të mos tërhiqnin vëmëndjen e të tjerëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi