Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Braktis Ferrarin për shkak të gjobave Empty Braktis Ferrarin për shkak të gjobave

Sat 5 May 2012 - 2:51
Braktis Ferrarin për shkak të gjobave Braktis-Ferrarin-p%C3%ABr-shkak-t%C3%AB-gjobave-300x173Një makinë me vlerë 1.2 milion euro do të nxirret në ankand dhe mendohet se është makina më e shtrenjtë që ka shitur ndonjëherë policia. Ferrari Enzo, model që është prodhuar vetëm 399 gjithsej, u konfiskua nga policia pasi u gjet i braktisur në një park në Dubai, mbuluar nga rëra.

Makina e kuqe, pronar i së cilës është një britanik, është një nga 10 makinat më të shpejta që është prodhuar ndonjëherë. Mendohet se pronari e ka braktisur makinë pasi ndaj tij është hapur një çështje për mospagim të gjobës. Shumë prej të gjobiturve braktisin makinat e tyre të shtrenjta sepse në Dubai të jesh në borxh konsiderohet krim dhe ata në këtë mënyrë evitojnë burgun dhe shpesh emrat e tyre futen automatikisht në listën e të kërkuarve të Interpolit.

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe thonë se pronari britanik, emri i të cilit nuk bëhet publik, e ka lanë makinën të përkuar për 20 muaj pas gjobitjes, Policia e Dubait mblodhi mbi 2 milion euro gjatë pesë ankandeve të fundit ku u shitën makinat dhe motorët e konfiskuar. /F.S/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi