Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I këndon vargje seksi një vajze, pezullohet nga shkolla 6 vjeçari Empty I këndon vargje seksi një vajze, pezullohet nga shkolla 6 vjeçari

Sun 6 May 2012 - 16:31
I këndon vargje seksi një vajze, pezullohet nga shkolla 6 vjeçari DAvonte-MeadowsDenver, 6 maj 2012, NOA- Një djalë 6 vjeçar u pezullua nga shkolla në Denver për tre ditë pasi një zyrtar i shkollës tha se ai i këndoi një vajze pjesë nga refreni i një kënge të njohur "I'm sexy and I know it” (Jam seksi dhe e di).

D'Avonte Meadows, në klasën e parë në Sable Elementary School në Aurora, është akuzuar për ngacmim seksual dhe ndikim negativ te nxënësit e tjerë siç thuhet në letrën që iu dërgua nënës së tij ditën e mërkurë ndërsa shtohej se rasti do diskutohet në bordin e shkollës, pavarësisht moshës së tij.

Sakaq siç raporton noa.al, policia deklaroi se nuk përfshihet në këtë rast sepse policia ndërhyn vetëm për fëmijët mbi moshën 10 vjeçare.

Nëna e djalit Stephanie, shpjegoi se djali nuk e ka idenë se çfarë është ngacmimi seksual dhe se ai e këndon vazhdimisht këngën “I’m sexy and I Know It."

“Jam e shokuar ata po e shikojnë djalin si një pervers, por ai është thjesht fëmijë dhe e këndon atë këngë ashtu si mund të këndonte çdo këngë tjetër”, shton nëna e djalit.

Sakaq zyrtarë të shkollës sqarojnë se pezullimi i tij u bë në përputhje me rregullat që ekzistojmë në shkollë dhe për tolerancë zero ndaj sjelljeve të tilla.

Sipas juristëve thuhet se ndërprerja e shkollës për vogëlushin është kundër ligjit dhe se ndaj tij duhet të ishte vepruar me forma të tjera disiplinore.

a.y/noa.al
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

I këndon vargje seksi një vajze, pezullohet nga shkolla 6 vjeçari Empty Re: I këndon vargje seksi një vajze, pezullohet nga shkolla 6 vjeçari

Sun 6 May 2012 - 16:39
Jo po ta shikoje mire muzika e sotme, ku ka arrit!!!
Nuk ka pse ta pezullonin fare 6 vjecarin, te pezullojne ata e ato rrugacet/et qe i kendojne e qe shkaterrojne jo vetem artin e kenges e muzikes por edhe edukimin njerezor...
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

I këndon vargje seksi një vajze, pezullohet nga shkolla 6 vjeçari Empty Re: I këndon vargje seksi një vajze, pezullohet nga shkolla 6 vjeçari

Sun 6 May 2012 - 18:39
Per cudi te ishte tek ne kjo e dini se cfare do te benin mediat ku me dite sa here do ta jepnin kete gje se djali 6 vjecar eshte intelegjent dhe ja se cfare ka mesuar duke i bere reklam... Por kjo vertet eshte keq qe kane pezulluar nga shkolla se ma merr mendja se ai as nuk e din se cfare do te thote,thjesht e ka mesuar si kenge...
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

I këndon vargje seksi një vajze, pezullohet nga shkolla 6 vjeçari Empty Re: I këndon vargje seksi një vajze, pezullohet nga shkolla 6 vjeçari

Sun 6 May 2012 - 20:46
qysh 6 vjec...
Sponsored content

I këndon vargje seksi një vajze, pezullohet nga shkolla 6 vjeçari Empty Re: I këndon vargje seksi një vajze, pezullohet nga shkolla 6 vjeçari

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi