Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SEBASTIAN VETTEL: RESPEKTOJ ÇDO SHQIPTAR QË MË MBËSHTET! Empty SEBASTIAN VETTEL: RESPEKTOJ ÇDO SHQIPTAR QË MË MBËSHTET!

Mon 7 May 2012 - 3:07
Sebastian Vettel rikthehet te fitorja në garën e katërt të këtijsezoni, i cili nuk ka filluar ashtu si u mbyll viti i shkuar. Gjithsesi, ky fakt nuk e shqetëson dy herë kampionin e botës, i cili edhe në konferencën për shtyp pas Çmimi të Madh të Bahreinit i kujtoi të gjithëve se ky sezon ka 20 gara në kalendar dhe si rrjedhojë, ende asgjë nuk është.Pas mëse një viti kërkese, gjermani i skuadrës Red Bull, ka pranuar t’i japë përgjigje disa pyetjeve të “Sportit Shqiptar”. Fetel sigurisht që nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për Shqipërinë, megjithatë, në sajë të pyetjeve të kësaj interviste, edhe ai pati mundësinë e njohjes me një vend të vogël si i yni, por me shumë tifozë të Formulës 1.Besoj se nuk keni informacion për një vend si Shqipëria, ku ëndrra e çdo të riu për t’u bërë një „Feteli“ i ardhshëm, shuhet shpejt, pasi mungojnë edhe pistat për makina Kart.

Unë nuk i harroj asnjëherë vitet e mia të fillimit, që kanë qenë vërtet shumë të vështira. Megjithatë, unë i kisha vënë vetes një qëllim, që e kërkoja me ngulm për ta arritur. Unë jetova me ëndrrën time dhe asnjëherë nuk hoqa dorë, ky është një sugjerim për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Një ndër problemet e vendit tonë, ku shumë të rinj janë të pasionuar pas garave e shpejtësisë duke ndjekur ëndrrën e çmendur për t’u bërë pilotë, janë aksidentet. Një këshillë për këta të rinj?

Të ngasin makinat me kujdes, dhe mbi të gjitha, të respektojnë shoferët e tjerë në rrugë.

Shpesh lexojmë, se edhe pilotë të Formulës 1 kanë patur probleme me policinë, disa prej tyre janë gjobitur, apo edhe u është marrë patenta. Ju keni pasur ndonjë incident të tillë?

Nuk e di se çfarë ka ndodhur me kolegët e mi, por unë asnjëherë nuk kam pasur probleme të tilla në trafik, pasi gjithmonë e respektoj kodin rrugor… i jap shpejt makinës, vetëm në pistë.

Ju jeni një personazh i famshëm, jo vetëm në gjithë botën, por edhe në Shqipëri. Si ndiheni kur dëgjoni, se edhe nga një vend që nuk e njihni, ju mbështesin shumë të pasionuar të këtij sporti?

Unë vlerëson dhe respektoj çdo fans, nuk ka rëndësi se në cilën pjesë të globit, ai ose ajo ndodhen. Megjithatë, jam shumë i befasuar kur dëgjoj, se njerëz nga vende ku nuk zhvillohet Formula 1, më njohin dhe më mbështesin. Çdo fans është i ndryshëm në mënyrën e tij se si më mbështet, apo bën tifo për mua. Unë e kam shumë për zemër të takoj fansa në të gjitha vendet ku shkoj, pasi shoh se gjërat ndryshojnë, sjellja, veshja kultura e shumë të tjera…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi