Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Disa këshilla për jetëgjatësinë e dashurisë Empty Disa këshilla për jetëgjatësinë e dashurisë

Mon 7 May 2012 - 15:02
TIRANE - Ja disa këshilla praktike për të bërë që lidhja juaj të mos bëhet monotone dhe të mos shuhet shpejt. 1-Një herë në muaj dilni me partnerin tuaj në një vend të veçantë, në një kafene të re, në restorant, në ndonjë vend të preferuar për piknik. Krijoni një atmosferë të veçantë. 2-Shkruani “të dua” në një letër dhe lëreni atë në dollapin afër shtratit, ose në tualet. Nuk do të thotë se duhet ta bëni këtë në një datë të
rëndësishme. 3-Përmirësojeni jetën seksuale, blini libra interesante, provoni teknika të reja. Kurrë mos heshtni për dëshirat tuaja në shtrat, tregoni se çfarë ju duket interesante, emocionuese, pa ngurrim.4-Merruni me ndonjë hobi të përbashkët, punoni në kopsht, mësohuni të përgatitni ndonjë gjellë të re,vallëzoni, shkruani, notoni bashkë. 5-Harrojeni kompjuterin, bëni një album të vërtetë të vjetër me partnerin tuaj. Së bashku zgjidhni fotografitë, kujtoni momentet e lumtura. 6-Secilën fundjavë kur t’u jepet mundësia ikni nga qyteti. Vizitoni të afërmit ose miqtë. Edhe pushimi më i shkurtë do t'ju freskojë.

7-Organizoni diçka në shtëpi, përgatisni darkë për miqtë ose të afërmit tuaj.

8- Pini duhan? Braktiseni këtë ves të keq menjëherë. Ndërprisni të gjitha shprehitë e këqija në jetë, bëhuni persona dhe partnerë më të mirë.

9- Pavarësisht faktit që nuk është fillimi i vitit, pa dallim a jeni vetëm apo në martesë për 20 vjet, cdo vit le të bëhet viti më i mirë për ju. Çdo mëngjes konfirmojeni qëndrimin tuaj pozitiv.

(er.nu/ina/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi