Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në kërkim të Marilyn Monroe Empty Në kërkim të Marilyn Monroe

Tue 8 May 2012 - 19:23
Ekipi i ngarkuar për krijimin e reality show të ri me sa duket ka filluar të humbasë inspirimin. Show i fundit quhet “Finding Marilyn ” dhe ka të bëjë me kërkimin e një versioni të ri të seks bombës legjendare të Hollywoodit.Ideja është që të mblidhen 12 vajza të reja, të cilat pastaj do të udhëtojnë për në Los Angeles, ku do t’i masin forcat, ndërsa fituese është ajo e cila në fund do të jetë e
ashtuquajtura “Hollywood Girl”. Ideja pothuajse nuk ekziston, sepse këtë lloj reality show ne e kemi parë shumë herë, i vetmi ndryshim midis reality showt të zakonshëm, në të cilin dikush përpiqet që të bëhet i famshëm, qëndron në atë se ky bart emrin e Marilyn Monroe.Një problem tjetër është se shumë pak kush dëshiron të shikojë një show në të cilin me siguri që kandidatet më të patalentuara përpiqen të imitojnë femrën të cilën në film nuk arritën ta mishërojnë edhe aktoret jashtëzakonisht të talentuara. Megjithatë, mungesa e talentit apo idesë kurrë nuk ka qenë pengesë për krijimin e këtij lloj show.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi