Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi "Mund ta riaktivizojmë UÇK-në"

Tue 8 May 2012 - 20:24
e Hënë, 07 Maj 2012 08:40

















"Mund ta riaktivizojmë UÇK-në" Lpk_330_230







Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) u ris-shfaq. Ajo përmjet një
deklarate politike ka kërkuara që të mbahet një konferencë ndërkombëtare
për çështjen shqiptare në Ballkan. Në këtë deklaratë të LPK-ë thuhet s
propozimi në fjalë ka dal pasi një takimi në përbërje nga strukturat
politiko – ushtarake në Shkup, që ka ardhur pas zhvillimeve të fundit.


LPK thotë se është është përpjekur në vazhdimësi t'i shërbej paqes në
rajon. Me gjithë këto përpjekje, terrorizmi shtetëror i Beogradit dhe i
Shkupit, po vazhdojnë politikën ekspansioniste kundër shqiptarëve
autokton. Duke pasur parasysh të drejtën ndërkombëtare për vetëvendosje
të shqiptarëve, LPK thërret qendrat e vendosjes, për organizimin e një
konference ndërkombëtare, për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan.

Kumtesa e LPK=-së përfundon me një kërcënim se nëse kjo nuk ndodh,
„LPK detyrimisht është e obliguar të riaktivizojë strukturën çlirimtare -
UÇK- në“.

Deklarata e plotë e LPK-së:

„Duke pasur parasysh situatën aktuale të popullit shqiptar në trojet e
saja të mbetura padrejtësisht jashtë Shqipërisë, e veçanërisht situata
tepër tensionuese nga terrori i pandalshëm serbo – maqedon, kundër
shqiptarëve autokton në Mitrovicë, Kosovë Lindore dhe IRJM, LPK u bën me
dije faktorëve relevant shqiptar, forcave të errëta terroriste sllave -
serbo – maqedone dhe faktorit ndërkombëtar, se luftërat çlirimtare të
organizuara nga LPK, ende nuk e kanë arritur qëllimin përfundimtar të
programit të LPK-së – çlirimin e trojeve të robëruara dhe bashkimin
kombëtar.

Çështja e pa zgjidhur shqiptare është pasojë e Kongresit të Berlinit,
Londrës dhe Parisit, të cilat fuqitë e mëdha, për interesat e tyre gjeo
-strategjike, i copëtuan trojet shqiptare.

Rikonfirmojmë se, LPK ishte kundër Marrëveshjeve të: Rambujesë,
Kumanovës, Konçulit dhe Ohrit si dhe bisedimeve në Vjenë e Bruksel, të
cilat duke mos ofruar zgjidhje të çështjes shqiptare, nuk arritën të
ofrojnë as paqe të qëndrueshme në Ballkan.

LPK duke pasur parasysh zhvillimet politike botërore, është përpjekur
në vazhdimësi t'i shërbej paqes në rajon. Me gjithë këto përpjekje,
terrorizmi shtetëror i Beogradit dhe i Shkupit, po vazhdojnë politikën
ekspansioniste kundër shqiptarëve autokton.
LPK duke pasur parasysh
të drejtën ndërkombëtare për vetëvendosje të shqiptarëve, thërret
qendrat e vendosjes, për organizimin e një konference ndërkombëtare, për
zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan.

Në të kundërtën, LPK si bartëse e tri luftërave për çlirim dhe
bashkim kombëtar, detyrimisht është e obliguar të riaktivizoj strukturën
çlirimtare - UÇK- në“. /Indeksonlin/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Re: "Mund ta riaktivizojmë UÇK-në"

Tue 8 May 2012 - 20:25
Atdheu Pret Urdherin e Lirise Rrofte Shqiperia Etnike "Mund ta riaktivizojmë UÇK-në" 573234
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi