Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Së pari tymosnin marihuanë, pastaj argëtonin fëmijët Empty Së pari tymosnin marihuanë, pastaj argëtonin fëmijët

Wed 9 May 2012 - 1:50
Njëri nga udhëheqësit e hit emisionit televiziv për fëmijë “Play School” që është transmetuar në BBC gjatë viteve 1964-1988, ka thënë se kolegët e tij para se të fillonin emisionin zakonisht tymosnin
marihuanë.Johnny Ball e ka shokuar opinionin duke treguar se drejtuesit e këtij emisionin kishin qenë ‘high’ gjatë xhirimit të skenave të dedikuara për fëmijët.Drejtuesit e emisionit “Play School”, Rick Jones dhe Lionel Morton, me vite të tëra i kanë argëtuar fëmijët përmes ekranit, ndërsa Ball ka treguar se sekreti i disponimit të tyre të mirë ishte marihuana.Të gjitha këto, Ball i ka treguar në dokumentarin e quajtur “Lights! Camera! Action! Tales of Television Centre”, i cili flet për atmosferën liberale në hapësirat e BBC në të kaluarën.

Aktorja Katy Manning ka konfirmuar, po ashtu, se hapësirat e televizionit BBC, asokohe ishin parajsë për adhuruesit e drogës dhe seksit. Ajo ka thënë se yjet shpesh kryenin marrëdhënie seksuale në gjithë ndërtesën, sepse askujt nuk i pengonte kjo.

Edhe prezantuesja Joan Bakewell ka konfirmuar se gjatë asaj periudhe në televizionin britanik merrnin pjesë mysafirë të shumtë, të cilët konsumonin marihuanë para se të intervistoheshin. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi