Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Tradhtia më e rëndë se sëmundja! Empty Tradhtia më e rëndë se sëmundja!

Wed 9 May 2012 - 15:18
Eglantina BardhiA është e justifikuar një femër të refuzojë marrëdhëniet seksuale me bashkëshortin? Dhe nëse po, në cilat raste? Këto pyetje duken se mund të marrin vetëm përgjigje subjektive, por në fakt nuk është kështu. Një studim për Shqipërinë, që është finalizuar me rezultatet e një raporti, ka tentuar të japë disa përgjigje shkencore mbi këto pyetje. Ky raport për Shqipërinë është një përmbledhje e gjetjeve të Studimit Demografik e Shëndetësor të Shqipërisë i cili u krye nga Instituti Kombëtar i Statistikës (INSTAT) dhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) me mbështetjen eUNICEF dhe USAID, dhe me asistencë teknike nga disa organizata dhe njësi që merren me studime demografike e shëndetësore në nivel popullate në të gjithë botën.



Kontrolli femëror…

A është i rëndësishëm niveli i kontrollit që femrat kanë mbi kohën kur kryejnë marrëdhënie seksuale? Me sa duket, po. Sipas hartuesve të këtij raporti, ky nivel kontrolli nuk është pa efekte. Ai mbart rrjedhoja të rëndësishme për përfundimet demografike dhe të shëndetit në një popullatë. “Është edhe një tregues i fuqizimit të gruas sepse mat shkallën e pranimit të normave në disa shoqëri, – thuhet në raport.



Ç’përmbante pyetësori

Pyetësori përfshinte pyetje nëse të intervistuarit mendojnë se një bashkëshorte është e justifikuar të refuzojë kryerjen e marrëdhënieve seksuale me bashkëshortin në tri rrethana të caktuara:

1 – kur e di që bashkëshorti ka një sëmundje seksualisht të transmetueshme

2 – kur e di që ai ka marrëdhënie seksuale me femra të tjera

3 – kur është e lodhur apo nuk ka dëshirë.

Të tria këto rrethana, për të cilat u kërkuan mendime, u zgjodhën, sipas hartuesve të raportit, sepse janë “frytdhënëse në kombinimin e çështjeve të të drejtave të femrave me pasojat për shëndetin e tyre”.



Shumica thotë PO

Në tërësi, 63 përqind e femrave bien dakord që një femër është e justifikuar të refuzojë kryerjen e marrëdhënieve seksuale me bashkëshortin për të tria arsyet e specifikuara më sipër.

Për secilën nga 3 arsyet e përfshira në pyetësor, ka pastaj përqindje të ndryshme pranimi. Nga të tria arsyet, më shumë “mbështetje” ka marrë refuzimi me shkak tradhtinë. 83 përqind pohojnë se femra mund të refuzojë në shtrat, nëse e di që bashkëshorti po kryen marrëdhënie seksuale me një femër tjetër. Dy arsyet e tjera (përfshirë sëmundjet seksuale) kanë marrë përqindje më të ulëta konsensusi.



8-përqindshi supertolerant

Por ka edhe femra shqiptare që do ta pranonin seksin e kërkuar nga bashkëshorti edhe nëse janë të vetëdijshme që ekziston një nga 3 rrethanat e sipërcituara. Raporti thotë se nga të intervistuarit për këto pyetje, 8 përqind e femrave nuk janë dakord që t’i refuzojnë marrëdhëniet seksuale bashkëshortit edhe nëse mund të ishin në dijeni që ai i tradhton, ka një sëmundje, apo ato vetë nuk kanë dëshirë



Tirana urbane në krye

Qëndrimet e femrave mbi refuzimin e marrëdhënieve seksuale me bashkëshortin nuk ndryshojnë shumë sipas moshës apo gjendjes civile.

Por është e rëndësishme me sa duket zona ku jetojnë. Duke shqyrtuar variacionet rajonale shihet se 83 % e femrave në Tiranën urbane bien dakord me të 3 arsyet e specifikuara për refuzimin e marrëdhënieve seksuale me bashkëshortin, krahasuar me 59 % të femrave në rajone të tjera.



Me arsim, pa arsim…

Femrat me arsim më të lartë dhe femrat në indekset e larta të pasurisë kanë më shumë gjasa të jenë dakord me të gjitha arsyet e specifikuara që një bashkëshorte të refuzojë marrëdhënie seksuale me bashkëshortin se sa femrat e tjera. Në listën e femrave që ranë dakord që duhet t’ja refuzojnë seksin bashkëshortit për 3 arsyet e cituara, vetëm 37 % janë femra pa arsim apo me arsim fillor 4-vjeçar. Pjesa tjetër e femrave pa arsim (dmth 63%), nuk do thoshin JO, pavarësisht dijenisë mbi egzistencën e 3 rrethanave në fjalë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi