Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Rihanna jashtë kontrollit, përfundon në spital Empty Rihanna jashtë kontrollit, përfundon në spital

Fri 11 May 2012 - 9:53
Rihanna jashtë kontrollit, përfundon në spital Rihanna-shkallet

Personat afër Rihanna-s theksojnë se këngëtarja po “del jashtë kontrollit” pasi të martën u shtrua në spital si pasojë e “lodhjes dhe dehidratimit”.

Muajt e fundit 24-vjeçarja e ka ekzagjeruar me alkoolin nëpër festa dhe miqtë e afërt i kanë këshilluar rehabilitimin për ta shpëtuar nga ky stil jete krejtësisht i dëmshëm për shëndetin.

Në numrin e radhës të revistës amerikane ‘Star’, një burim pranë vajzës nga Barbados theksoi se “Rihanna i ka shumë qejf festat, por muajin e fundit e ka kaluar kufirin dhe ka dalë jashtë kontrollit”.

“Ajo ka pirë alkool çdo ditë dhe të gjithë po i këshillojnë terapinë ose rehabilitimin. Ajo është shumë e vetmuar për momentin dhe kalon kohën në dhomën e hotelit ku vetëm pija i mbush boshllëkun e krijuar. Mendon shumë për ish të dashurin e saj Chris Brown”, shtoi burimi.

Rihanna u shtrua në spital të martën pas një feste në Met Gala të Nju Jorkut dhe si një VIP i vërtetë që është publikoi në Twitter një foto të krahut të saj të lidhur me serumin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi